DYLON

PDK: Luta, ky kumbar i copëtimit të Gjilanit dhe keqpërdorimit të fondit të termet

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –   Drejtues të PDK-së së Gjilanit,  përmes një komunikate theksojnë se Gjilani për gjithë kohën e pasluftës LDK-në dhe liderin e sotëm të saj në Gjilan e njeh vetëm për gjëra negative, siç ishte kumbarë për decentralizimin dhe coptimin e Komunës së Gjilanit në favor të rritjes së komunave fqinje, ashtu ishte kumbar edhe i keqpërdorimit të fondit të termetit që e preku Gjilanin në vitin 2002, po ashtu është edhe kumbar i manipulimeve dhe blerjeve të votave nga komunitetet pakicë por edhe duke i keqpërdorur gjendjen sociale të disa familjeve në nevojë.

Me këtë rast Qemajl Mustafa, kandidat i PDK-së për kryetar komune  ka thënë se pavarësisht rezultatit në raundin e parë, homogjenizimi që ka ndodhur në PDK këtyre ditëve dëshmon se ne do ta rikthejmë rezultatin në favorin tonë, ngase dëshmia e përmbysjes së këtij rezultati është ardhjet e shumta që kanë ndodhur nga të gjitha subjektet politike pos nga LDK. Elektorati i të gjitha subjekteve të tjera është organizuar në sjelljen e sa më shumë votuesve, që kanë të vetmin qëllim, atë të ndaljes së të keqes së madhe që i kanoset Gjilanit me ardhjen e Lutës në krye të qeverisjes së Gjilanit.

EkoHigjiena

“Kemi fakte, edhe pse jo të mjaftueshme për blerjen e votave nëpër disa lagje të komuniteteve pakicë, por edhe nga qytetarët e tjerë, të cilët janë manipuluar me premtime shumë të mëdha dhe assesi të mundshme për t’u realizuar. Ne me manipulime nuk jemi marrur dhe as që do të merremi, sepse dëshmia më e mirë për gjilanasit është puna jonë shumë e madhe që është bërë në zhvillimin e gjithandejshëm në hapësirën e Komunës të realizuara nga PDK”, thotë Mustafa.

Ndërsa sa i përket kritikave të tij se fushata në Gjilan po bëhet nga “jabangjinjtë” duke aluduar në Kryeministrin Thaçi, ai ka informuar publikun se kryeministrin e përcakton fuqia elektorale, prandaj ai është kryeministër i gjithë Kosovës dhe bënë vizita dhe do të bëjë kado nëpër Kosovë, ngase e ka obligim.

Po ashtu ai ka thënë se edhe përkundër investimeve që nuk kanë qenë në atë agjendën të cilën ne e dëshirojmë dhe e kemi kërkuar, jemi larg më të mirë se ata të cilët ishin para nesh. Periudha e kryeministrit Thaçi në qeverisje është sikurse dita, në krahasim me atë kur kanë qeverisur në nivel vendi LDK e që për qytetarët njihet sikur nata. Qeverisja prej vitit 2008 – 2013 njihet si qeverisja më e suksesshmja që ka ndodhur deri më tani në udhëheqjen e Gjilanit, ka thënë ai ndër të tjerash. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.