DYLON

PDK: Lojë e kryetarit Haziri edhe me ndjenjat e familjeve të dëshmorëve

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – PDK e Gjilanit, përmes një reagimi në emër të Kryesisë së Degës së PDK-së, ka ëbrë të ditur se Manifestimi Kulturor “Flaka e Janarit”, që nisi në Gjilan këtu e shumë vite më parë kishte qëllimin që përmes aktiviteteteve të larmishme kulturore të përkujtonte e nderonte dëshmorët, duke arritur deri aty ku në vitin 2013 mori karaktrerin e manifestimit gjithëkombëtarë, kur hyri në agjendën e kryeministrit të atëhershëm z. Thaçi, e që datën e nisjes e kishte më 11 Janar, në ditën që shënonte rënien e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, por që ky manifestim u dedikohej të gjithë të rënëve dhe dëshmorëve për liri e çlirim, në janarët e përflakur të historisë shqiptare.

Mirëpo, si] thonë n ëPDK, këtë vit Manifestimin Kulturor “Flaka e Janarit”, e zbehu kryetari I Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nën patronatin e të cilit po mbahet “Flaka e Janarit”, duke mos përfillur datën që shënonte tradicionalisht fillimin e këtij manifestimi, që sikur çdo vit ishte 11 Janari, duke e zhvendosur fillimin e manifestimit nga data 11 në datën 14 Janar.

EkoHigjiena

“Përmes edhe kësaj loje politike me “Flakën e Janarit”, kryetari I Komunës, nuk shprehu nderimin e tij për dëshmorët, nuk shprehu respektin për familjet e tyre, duke I bërë ata të ndihen edhe të lënduar, madje mu për këtë disa prej tyre edhe nuk morën pjesë në hapjen e manifestimit. Këtë veprim të kryetarit të Komunës, lidhur me ndryshimin e datës së fillimit të Manifetimit Kulturor “Flaka e Janarit”, Dega e PDK-së në Gjilan e cilëson si veprim tendencioz e politik të tij”, thuhet tutje në këtë rreagim.

“I kujtojmë kryetarit Haziri se dëshmorët Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ranë për një ideal të çështjes kombëtare, dhe prandaj të gjithë ne pavarësishtë pozitave tona aktuale, duhet respektuar, nderuar e të përulemi para veprës së tyre, e jo të sillemi e të veprojmë me qëllime që lëndojnë familjet e atyre që dhanë dhe jetën për të mirën tonë kombëtare”, përfundon reagimi I PDK-së së Gjilanit. I bërë në emër të kryesisë së Degës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.