DYLON

PDK llogaritë në deputetë të Bllokut

Avatar photo Redaksia

Lëvizja e të paktën katër deputetëve nga treshja LDK-AAK-Nisma te Partia Demokratike e Kosovës do t’ia mundësonte kësaj të fundit ta zgjidhte kryetarin e Kuvendit dhe t’i hapte rrugë formimit të qeverisë së re. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 8 qershorit, PDK-ja si fituese e zgjedhjeve ka siguruar 37 ulëse në Kuvend.

E rreshtimi i Listës Serbe dhe të gjitha partive parlamentare të minoriteteve në krah të PDK-së, do ta çonte në 57 numrin e deputetëve. Për ta bërë shumicën parlamentare në Kuvend, PDK-së i duhen të paktën edhe votat e katër deputetëve, shkruan Tribuna.

EkoHigjiena

E arritja e numrave të mjaftueshëm për ta votuar kryetarin e Kuvendit, po shihet si mision i mundur nga drejtuesit e PDK-së. Burime të gazetës Tribuna brenda kësaj partie, bëjnë të ditur se ditëve të fundit kësaj partie i janë ofruar të paktën shtatë deputetë nga partitë e tjera pjesëmarrëse në Kuvend. Sipas këtij burimi, këta deputetë janë shprehur të gatshëm ta përkrahin partinë e Hashim Thaçit në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

“Ne tani i kemi numrat për ta votuar kryeparlamentarin dhe për ta krijuar qeverinë e re. Kjo gjë është arritur edhe falë bashkëpunimit të disa deputetëve nga partitë e tjera të cilët na kanë premtuar votën e tyre për votimin e kryeparlamentarit dhe krijimin e qeverisë”, i ka thënë ky burim gazetës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.