/2L ONLINE/ – Bojkotimi i seancë së jashtëzakonshme nga asambleistët e LDK-së dhe AAK-së, shfaqë problemet serioze dhe të jashtëzakonshme që ka kjo qeverisje komunale në Gjilan. Kryesuesja e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku përfaqësoi më së miri panikun në të cilën gjendet ky pushtet, i cili nuk ka guximin të debatojë për gjendjen e rëndë në sektorin e Arsimit.
Kështu thuhet në një reagim të degës së PDK-së në Gjilan, për të shtuar më tej se politizimi i skajshëm i Arsimit në Gjilan, duke vendosur drejtorë shkollash militantësh, duke formuar komisione prej militantëve, duke zgjedhur militantë dhe familjarë, duke shkelur mbi kuadrot profesionale dhe meritore, duke bërë shkelje ligjore në secilin proces, duke transferuar mësimdhënës nga komunat tjera në Gjilan pa kurfarë konkursi. Ky pushtet këtë vit ka sfiduar të gjitha shifrat duke e quar në mbi 50 numrin e të punësuarve pa konkurs.Paralelizmi në mes të njerëzve “të fortë” të LDK, ka bërë që të fshehen me dhjetëra vende të punës në Arsim, e duke punësuar aty familjarë të krerëve të LDK-së.
Më tej në këtë reagim të PDK-së thuhet se ky pushtet në panik, ka vendosur që të lërë studentët e Gjilanit dhe nxënësit e dalluar pa bursa, duke anashkaluar vendimet e Kuvendit Komunal të Gjilanit, që kishte planifikuar 70 mijë euro dhe duke e ri destinuar këtë buxhet në mënyrë joligjore.
Regjistrimet e nxënësve nuk është bërë sipas rregullores së miratuar, por sipas fuqisë dhe preferencave të LDK-së, kjo qasje diskriminuese ka ndodhur nëpër të gjitha shkollat e Gjilanit.
“Organizimi i eskursioneve edhe në këtë vit është bërë me ndikime të skajshme politike dhe të grupeve të interesit, ku drejtori i Arsimit Nazmi Musa është detyruar të dorëhiqet nga komisioni për përzgjedhjen e kompanive nëpër shkollat e Gjilanit. Rast për këtë është edhe deklarata e një operatori ekonomik që akuzon hapur për korrupsion. Me këtë lojë të biznesit, janë dëmtuar për 70 mijë euro nxënësit e shkollave”, thuhet tutje në reagimin e PDK-së së Gjilanit.
Sipas këtij subjekti opozitar, krejt këto parregullësi flasin për nevojën e domosdoshme për debat në Kuvendin Komunal, e ku nuk bënë të fshihet as kryetari i komunës, kryesuesja e Kuvendit Komunal, drejtorët apo ndonjëri nga asambleistët. Sikur të ishte gjendja mirë në Arsim, atëherë nuk do të kishte frikë për debat në institucionin më të rëndësishëm të komunës së Gjilanit.
“Të gjithë këta zyrtarë të qeverisjes komunale duke filluar nga e para e Kuvendit Komunal, duhet ti tregojnë së pari këshilltarëve komunal edhe qytetarëve, se kush kend nga familjarët e ka punësuar, kush ka përfituar nga eskursionet, si janë bërë regjistrimet e nxënësve si dhe për të gjitha problemet tjera të cilat janë akumuluar në Arsim”, thuehtn ë fund të reagimit të Degës së PDK-së në Gjilan. /2L ONLINE/