DYLON

PDK: Lagjja e tetë tregues i fortë për PDK- në

Avatar photo Redaksia

“ Lagja e tetë tregues i pamposhtur, edhe ate treguesi kryesorë për PDK- ne jeni ju lagja e tetë e cila sot po flet qartë. Faleminderit për përkrahjën e ” misionit të ri”, ne nuk flasim shumë sepse është projekti jonë i madh i cili po flet në çdo vend” tha Sahit Abazi i cili e hapi tubimin.

Zenun Pajaziti potencoi me entuziazëm se ” unë ju falenderoj për përkrahjën e vazhdueshme që po i jepni PDK- së dhe kandidatëve. Ne jemi këtu të gjithë që të ju ftojmë kështu siq jeni të votoni për PDK- në. E diela do të jetë ditë me fat për të gjithë qytetarët e Kosovës me ” misionin e ri”.

EkoHigjiena

Salihe Mustafa pohoi duke thënë se ” ju falenderoj për mbështëtjën e madhe që po ja jepni ” misionit të ri”. Gjithashtu ju falenderoj edhe për përkrahjën në 2010 që më keni dhënë që të punoj për ligjet shëndetësore dhe nga dhjetëra ligje kjo e fundit e cila ju mundëson ti merrni kartelat shëndetësore”.

Qemajl Mustafa kandidatë për deputet, i fascionuar me masovitetin u shpreh se ” ju falenderoj për përkrahjën e vazhdueshme. Kjo do të thotë shumë ngaqë po e shohë që paskam punu mirë për ju dhe të gjithë qytetarët e komunës. Ju jeni profesionist në punët dhe profesionet e juaja sikurse që jemi ne ekipi që dinjitetëshëm do të ju përfaqësojnë ne kuvendin e Kosovës për realizimin e projektit të madh ” misioni i ri”. Ju e dini mirë se çka do të thotë PDK, ashtu sikur e dimë që bashkë kemi vu themelet e kësaj shkolle dhe rregullimin e kësaj pjese”.

Florina Zymberi u shpreh duke thënë se ” jam shumë e entuziazmuar me masovitetin tuaj. Masovitet që do të thotë shumë për Partinë Demokratike të Kosovës, do të thotë shumë për ” misionin e ri”. Ne do të jemi zëri juaj në nivelin qëndrorë, zëri i fuqishëm i anamoravës”.

/ E SPONSORIZUAR/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.