DYLON

PDK: Kur mediat ua rikujtojnë pushtetarëve që kokën s’e kanë më lart se aty ku ua ka falë Zoti!

PDK: Kur mediat ua rikujtojnë pushtetarëve që kokën s’e kanë më lart se aty ku ua ka falë Zoti!
Avatar photo Redaksia

Ruana Zot,  po të mos ishin mediat e lira t’ia rikujtojnë pushtetarëve, që kokën s’e kanë më lart se aty ku ua ka falë Zoti. Distancimi verbal i komunës lidhur me incidentin, kërcënimin e njërit prej drejtorëve komunal të Gjilanit ndaj gazetarit të “Rajonipress”, z.Musa Sabedini, ndonëse shihet si një satisfaksion, është i pamjaftueshëm dhe nuk duhet të jetë kjo fjala e fundit ndaj keqpërdoruesve dhe kërcënuesve të medias së lirë, thuhet në reagimin e PDK-së, dega në Gjilan, përcjellë Shefik Surdulli, në emër të zyrës për informim të këtij subjekti dhe në cilësinë e këshilltarit komunal.

Sipas këtij reagimi, “një akt i tillë për ne është i papranueshëm dhe shqetësues, ngase paraqet shkelje serioze të transprencës mbi informimin publik, si obligim dhe detyrim ligjor i komunës”.

“Prandaj, Dega e PDK-së në Gjilan, vëhet fuqishëm në mbrojtje të fjalës së lirë, të medias së lirë, si fundament i demokracisë së saj, të cilën edhe qeveria komunale është e obliguar ta respektojë, e jo të pengojë, kryerjen e detyrës publike të medias për ta informuar publikun, drejt dhe shpejt, siç ishte rasti i djeshëm i kërcënimit ndaj gazetarit të «Rajonipress”, z. Musa Sabedini”, përcjell reagimin Shefik Surdulli.

EkoHigjiena

Më tej ai thotë se është ky edhe një rast, i cili do të duhej seriozisht t’ia tërheq vëmendjen kryetarit të Gjilanit, z. Lutfi Haziri, për nivelin e ulët të disiplinës në qeverisjen e tij, përveç abuzimeve tjera serike me pushtetin, e që po vazhdon edhe në këtë mandat.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.