DYLON

PDK: Komuna e Gjilanit nuk po e zbaton ligjin për transparencë dhe po vazhdon me fshehje të raporteve, vendimeve dhe dokumenteve zyrtare

PDK: Komuna e Gjilanit nuk po e zbaton ligjin për transparencë dhe po vazhdon me fshehje të raporteve, vendimeve dhe dokumenteve zyrtare
Avatar photo Redaksia

“Komuna e Gjilanit nuk po e zbaton ligjin për transparencë dhe po vazhdon me fshehje të raporteve, vendimeve dhe dokumenteve zyrtare”, thuhet në një komunikatë të PDK-së së Gjilanit.

Ja komunikata e plotë:

EkoHigjiena

Komuna e Gjilanit nuk po e zbaton ligjin për transparencë dhe po vazhdon me fshehje të raporteve, vendimeve dhe dokumenteve zyrtare.

Agjensioni për Informim dhe Privatësi e detyroi kryetarin e komunës së Gjilanit Alban Hyseni për t’i ofruar PDK-së raportet dhe dokumentet e kërkuara përmes postës elektronike të adresuara me 11 mars 2024.

Pra, pas 160 ditëve PDK mori përgjigjet lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me punën e kryetarit të komunës së Gjilanit, e kjo flet më së miri se sa ka transparencë qeverisja komunale e udhëhequr nga një organizatë e dështuar, prandaj komuna e Gjilanit sipas raporteve të ndryshme është vlerësuar e fundit për transparencë. Në Kuvendin Komunal kjo qeverisje nuk raporton fare, nuk i përgjigjet pyetjeve të asambleistëve, nuk i përgjigjet kërkesave zyrtare përmes postës elektronike, pra këta duan terr informativ për qytetarin e Gjilanit.

Keqpërdorimet e vazhdueshme me buxhetin komunal janë arsyet kryesore që kjo qeverisje komunale nuk e zbaton ligjin dhe nuk i publikon raportet dhe vendimet e kryetarit të komunës.

Për përmbajtjen e përgjigjeve që i kemi pranuar me shkrim nga zyra e kryetarit dhe institucionet tjera do të publikohen së shpejti ditëve në vijim, në mënyrë që të informohet publiku për të gjitha ato dukuri negative dhe dështimet e jashtëzakonshme të kësaj organizate që po keqpërdor gjithçka që po i vjen mundësia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.