/2L ONLINE/ – Dita ditës po shtohet numri i qenve endacak që po përbëjnë rrezik për qytetarët e Komunës së Gjilanit, veçmas për fëmijë dhe nxënës. Kjo ka shtyrë Sahit Abazin, shefin e grupit të këshilltarëve të PDK-së, që të kërkojë në seancën e sotme, që ekzekutivi i komunës, drejtoria përkatëse, të hartojë ndonjë plan që të evitohet njëherë e mirë kjo problematik.
Abazi tha se ka pas raste tani edhe të konfirmuara që qentë endacak kanë rrezikuar një fëmijë, po ashtu ata kanë përbërë rrezik edhe për nxënësit dhe mësimdhënësit në një shkollë ëpao edhe qytetarë edhe nëpër fshatra.
Ai tha se nëse ndodh ndonjë rast tragjik atëherë turpin nga kjo nuk na mbulon asnjë thirrje në pengesat që mund të shkakton legjislacioni. Andaj, Abazi tha se Komuna, ekzekutivi, apo drejtoria përkatëse duhet të hartojë plan për të evituar këtë rrezikshmëri dhe të vije dita kur Gjilani nuk ka me pas probleme me qentë endacak. /2L ONLINE/