DYLON

PDK: Jemi të shqetësuar për keqpërdorimet që po ndodhin në njësinë e pyjeve

PDK: Jemi të shqetësuar për keqpërdorimet që po ndodhin në njësinë e pyjeve
Avatar photo Redaksia

Dega e PDK-së në Viti, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimet, siç thuhet nga ky subjekt, për keqpërdorimet që po ndodhin në njësinë e pyjeve (pylltarinë) në Viti.

Në një reagim të PDK-së, thuhet se para disa muajve kryetari i komunës Sokol Haliti emëroi ushtrues detyre një militant partiak dhe prej atëherë filluan keqpërdorimet dhe pa procedura ligjore e tenderuese u shitë masa drunore e konfiskuar.

“Sokol Haliti që prej ardhjes në pushtet vazhdimisht po njollos imazhin e komunës së Vitisë dhe po shfrytëzon institucionet publike për përfitime personale. Sot u raportua në media për arrestimin e ushtruesit të detyrës së pylltarisë në Viti, për tjetërsimin e masës drunore. Përgjegjësia morale dhe juridike bie edhe mbi Halitin dhe Prokuroria shtetërore do duhej të zgjeroi pistën e hetimeve”, thuhet tutje në reagim.
.
Për Degën e PDK-së në Viti, prona publike është e shenjtë dhe kërkojmë marrjen e gjitha masave të duhura ligjore në mënyrë që në këtë institucion dhe institucionet tjera të kthehet rendi dhe ligji, por është vërtetuar se me këta njerëz në qeverisje kjo është e pamundur, thuhet në fund të reagimit që në adresën e redaksisë erdhi nga PDK-ja Dega në Viti.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.