Nënkryetarët e PDK-së Uran Ismajli, Vlora Çitaku dhe anëtarët e kryesisë Zenun Pajaziti dhe Naim Ismajli, bashkë me strukturat e degës e vlerësuan pozitivisht punën dhe angazhimin në bashkëqeverisjen komunale në Gjilan.
Sipas PDK-së së Gjilanit, në takim me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, u diskutua për ri-organizimin dhe fuqizimin e degës me kuadro të dëshmuara profesionale.
“PDK në Gjilan është e hapur për njerëz të rinjë, me ide të reja për të zhvilluar komunën dhe vendin tonë. Interesimi për t’iu bashkuar PDK-së në Gjilan është i madh, ku ditëve e javëve në vijim do të ketë ardhje të ekspertëve dhe kuadrove të reja që do t”i bashkohen projektit të përbashkët, për vizionin e ndërtimit dhe zhvillimit të Gjilanit”, thuhet në komunikatën e PDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/