• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

PDK-ja vlerëson lartë performacën e saj si partner koalicioni që bashkëqeverisë me Vetëvendosjen

Redaksia 2LONLINE 3 Shkurt, 2023 4 min
 PDK-ja vlerëson lartë performacën e saj si partner koalicioni që bashkëqeverisë me Vetëvendosjen

“Në 12 muaj të bashkëqeverisjes komunale, PDK në Gjilan ishte plotësisht e përkushtuar në udhëheqjen e institucioneve që i takojnë, me punë të ndershme, profesionale dhe me shërbime efikase për qytetarët e Gjilanit. Janë të dukshme të arriturat dhe rezultatet e punës së institucioneve komunale, në sektorët të cilat i udhëheqë PDK”, ka thënë Riad Rashiti, kreu i PDK-së, Dega në Gjilan.

Rashiti, që njëherësh është edhe drejtor në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa ka thënë se përballja me gjendjen e trashëguar buxhetore, ishte sfidë serioze gjatë vitit të kaluar për të funksionuar normalisht si institucione. Sanimi i kësaj gjendje ishte prioritet i tyre në qeverisjen komunale. Pavarësisht situatës së rënduar financiare, investimet nuk munguan gjatë këtyre 12 muajve, ku u realizuan një pjesë e planifikimit të projekteve. Kthimi i ligjshmërisë në punën e institucioneve komunale, është hapi më i rëndësishëm i bërë gjatë kësaj periudhe.

“Sot në Gjilan kemi buxhet të mirë menaxhuar dhe shpenzim të kontrolluar të parasë publike. E kemi stabilizuar gjendjen financiare në komunë dhe kemi vendos rend e disiplinë buxhetore, nuk ka krijim të borxheve të reja dhe nuk ka krijim të obligimeve të pakontrolluara. Ka vetëm planifikim të mirëfilltë dhe realizim të objektivave dhe prioriteteve”, ka thënë tutje Riad Rashiti.

Sipas tij, kemi 100% rritje të buxhetit për sektorin e bujqësisë, ku për bujqit dhe fermerët janë dyfishuar subvencionet, investimet kapitale janë rritur prej 30 mijë euro në 155 mijë euro, për mallra dhe shërbime prej 30mijë në 110mijë euro. Projekte të shumta do të realizohen gjatë këtij viti. Ku përveç tjerash synohet të zgjidhet problemi i qenve endacak.

“Në Shëndetësi kemi krijuar kushte dhe shërbime më të mira për pacientët, janë planifikuar 100% rritje të buxhetit për më shumë investime të reja në çdo aspekt në fushën e shëndetësisë. Mbi 310 mijë euro investime kapitale nga buxheti komunal, si dhe përmes bashkëfinancimit me donatorët, do të tejkalohet shuma gjysmë milioni investime në projekte infrastrukturore. Ka rritje të subvencioneve për OJQ-të, përkrahje më e madhe për kategoritë e shoqërisë që kanë nevojë për më shumë financim nga komuna. E rëndësisë së veçantë është se janë ndalur keqpërdorimet e ndryshme në shpenzimin e buxhetit në shëndetësi, është rritur disiplina në punë, ka më shumë përkrahje për stafin shëndetësor”, ka thënë Rashiti.

Sipas tij, në sektorin e zhvillimit ekonomik janë planifikuar 1.7 milion euro (apo rreth gjysmë milioni më shumë buxhet) për projekte të ndryshme që janë planifikuar të investohen me bashkëfinancim, ku janë projektuar investime të shumta që i shërbejnë infrastrukturës së bizneseve, rritjes së punësimit, krijimin e lehtësirave të ndryshme për bizneset, uljen e taksave komunale dhe rritjes së mirëqenies sociale.

“Në bazë të përgjegjësive, PDK do të vazhdojë me qeverisje të ndershme, transparente, profesionale dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të Gjilanit. Në vitin 2023 do të kemi shumë punë e projekte që do të finalizohen, dhe të reja që do të planifikohen”, ka thënë Rashiti i PDK-së.  /2LONLINE/

Etiketa:Gjilan PDK politika rekomandojmë Riad Rashiti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje

25 Mars, 2023
Nacionale

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023
Sport

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro

25 Mars, 2023
Info+

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje të arta

25 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023

Arrestohen dy të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg marihuanë

25 Mars, 2023

Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së

25 Mars, 2023

Arrestohet për veprën penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

24 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com