DYLON

PDK-ja qendrore i jep përkrahje Riad Rashitit kandidatit për kryetar të komunës së Gjilanit

PDK-ja qendrore i jep përkrahje Riad Rashitit kandidatit për kryetar të komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) thonë se janë duke u mobilizuar fuqishëm për zgjedhjet e 12 tetorit në Gjilan, me kandidatin e saj për kryetar komune, Riad Rashitin.

“Figura të larta të PDK-së Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Përparim Gruda dhe Abelard Tahiri i kanë dhënë mbështetje të plotë kandidaturës së tij, duke theksuar se qytetarët e Gjilanit meritojnë një drejtim të ri”.

EkoHigjiena

Sekretarja e PDK-së znj.Vlora Çitaku, u shpreh e bindur se më 12 tetor qytetarët do të zgjedhin ndryshimin:

“Riad Rashiti do të jetë kryetari i ardhshëm që do t’i sjellë Gjilanit një valë të re zhvillimi dhe besimi”, tha ajo.

Kandidati i PDK-së për kryetar komune, Riad Rashiti, theksoi përkushtimin e tij për një qeverisje efikase, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.

Përndryshe, edhe kjo parafushatë po zhvillohet nën moton “Na duhesh edhe ti”, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e vizionit të ri për Gjilanin, ndërkohë që kujtojmë se zgjedhjet lokale janë paraparë të mbahen më 12 tetor.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.