PDK ja po lyp mjek për me u “shërue” nga humbja e për me u këndellë për fitore!
/2L ONLINE/ – Humbja e pushtetit në Gjilan, në zgjedhjet e fundit, pas dy mandateve e të qenit në pushtet, e kishte katandisur keq Degën e PDK-së, edhe në organizimin e saj të brendshëm. Grupet të ndryshme të krijuar para dhe përgjatë zgjedhjeve kishin krijuar hendeqe mes tyre sa që pas zgjedhjeve kjo situatë e pasivizoi tejmase këtë degë. PDK, prej zgjedhjeve të fundit e këndej, operonte pa kryetar dege, por me koordinator.
Edhe pse PDK-ja doli si subjekti opozitar më numerik se të tjerët, (aktualisht i ka shtatë këshilltarë komunal), dhe pritej të ishte lokomotivë e opozitarizmit në Gjilan, megjithatë, aktiviteti i deritanishëm i saj ishte pa ndonjë ndikim të madh, ndonëse pozita me qeverisjen e saj të deritanishme, po lë mundësi bukur të mirë, për të pas opozita mundësi ku me u kapur dhe treguar vlerën e saj. Hiq dy tre anëtarëve të Kuvendit nga radhët e PDK-së, Riad Rashiti, Sahit Abazi, Bujar Nevzati…, që ishin aktiv, e që atë frymë të aktivizimit mundoheshin ta përcjellin tek publiku edhe nga prizmi partiak, LDK-ja e fortë, me numra, në Kuvend, bënte që kjo opozitë, përkatësisht kjo PDK, të jetë e pa takat, por vetëm zhurmagjike e momentit.
Por, tani së fundi ka fillua të vërehet një gjallëri shumë më e madhe në këtë subjekt dhe se konsolidimi i saj ka filluar ta gjej rrugën e duhur, dhe në këtë drejtim PDK-ja e Gjilanit, strukturat aktuale të saj, tani janë në kërkim edhe të një personaliteti autoritativ për ta vënë në krye të Degës.
Përveç emrave të konsumuar, që sërish përmendet interesim i tyre për të ardhur në krye të degës, qoftë nga vet ata, apo militantë të tyre, tani ky subjekt është ka mendon edhe për emra të rinj, madje që vijnë edhe nga jashtë strukturave aktuale.
Në këtë drejtim, emrat të cilat janë më të përfolur si kryetar të mundshëm të PDK-së së Gjilanit, pasi po duket se po merren më seriozisht nga strukturat partiake, janë ato të dy mjekëve të respektuar në Gjilan dhe të një afaristë të suksesshëm. Bile janë krijuar edhe grupe përkrahëse që tentojnë t’i shtyjnë tutje ata emra drejtë qëllimit,
Burimet të Portalit 2LONLINE, brenda PDK-së së Gjilanit, flasin për gatishmëri të strukturave të PDK-së për t’i marrë shumë seriozisht emrat e përfolur, e pse jo edhe ndonjëri nga ta të e merr bekimin e strukturave të degës. Ajo që po vërehet për dallim nga e kaluara, është fakti se nuk ka kryeneçësi si më parë, për t’u shprehur ndonjë militantizëm i skajshëm që kryetari mund të jetë veç nga brenda, apo edhe për t’u shikuar interese tepër të ngushta të ndonjë grupimi, por kanë filluar të jenë më të hapur, në drejtim të gjetjes së “shpëtimtarit” që do të këndellte degën për të marrë primatin e subjektit më të fortë në Gjilan.
Dr. Shpend Elezi dhe Dr.Aziz Mustafa, janë dy emra autoritativ kur është në pyetje profesioni i tyre prej mjeku, që janë futur në agjendën e PDK-së, përkatësisht të atyre që janë angazhuar seriozisht për të këndellur këtë subjekt dhe për të gjetur një udhëheqës dege që do ta kthejë në atë stad partinë për të pretenduar sigurt pushtetin në Gjilan.
Burime brenda PDK-së thonë se edhe Elezi edhe Mustafa, janë personalitete me vlerë që i kanë bërë të mendojnë shumë seriozisht strukturat e këtij subjekti për shkak të suksesit në profesionet e tyre, por se ekziston edhe hezitimi për shkak se politika është tjetër gjë dhe se ata mund ta huqin fare, kur është në pyetje politikëberja, andaj edhe çdo veprim është duke u bërë me maturi të madhe, thonë burimet brenda PDK-së.
Përveç këtyre dy mjekëve po ashtu edhe një emër tjetër që vije nga fusha e biznesit është ka përfolet bukur fortë si mundësi e mirë për PDK-në e Gjilanit, e ai është afaristi Alban Shala. Edhe ai tani më ka përkrahësit e tij brenda strukturave të PDK-së që e arsyetojnë këtë gjetje si mundësi të mirë për fuqizimin e PDK-së në Gjilan.
Me vet faktin që kanë filluar seriozisht të trajtohen këta tre emra nga struktura të PDK-së, mund të ndodh lehtë që ndonjëri nga këta emra edhe të merr fillimisht bekimin e strukturave në nivelin lokal, e pastaj edhe të atyre qendrore, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që këta emra të trajtohen në qendër dhe pastaj t’u vije si punë e kryer poshtë. Për momentin mendohet se nuk ka diçka konkrete që është ndërmarrë me këta tre emrat e përfolur, por se kjo çështje më tepër po trajtohet njëherë brenda strukturave partiake.
Përndryshe, për këtë çështje indiferente nuk rri as qendra, pasi që mësohet se edhe nga qendra ka njerëz, personalitet me peshë në PDK, që veç interesohen e po pyesin për këta emra, e veçmas janë të interesuar të dinë se si mund të priten nga strukturat e partisë, anëtarësia dhe simpatizantët e PDK-së së Gjilanit dhe sa munden ta ushtrojnë autoritetin e tyre për ta bërë PDK-në prapë numër një në Gjilan.
Sido që të jetë, nuk përjashtohen as emra tjerë të mundshëm për kryetar dege. Përveç këtyre tre emrave të përmendur, janë edhe ata që veç e kanë drejtuar njëherë degën e këtij subjekti në periudhat e ndryshme, por se si duket nuk ka gatishmëri më, nga strukturat aktuale të PDK-së, për t’ia besuar sërish Degën atyre që veç janë sprovuar njëherë dhe rezultatet e tyre i dinë.
Ndryshe, me dinamizmin e kohës së fundit që po ndodhë në PDK-në e Gjilanit, mund të ndodh që kjo të mësohet shpejtë dhe PDK, të bëhet më në fund me kryetar. /2L ONLINE/
