DYLON

PDK-ja pashmangshëm në opozitë!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – PDK-ja duke e parë që i janë shterrur të gjitha mundësitë për të mbetur në pushtet dhe pashmangshëm do të shkojnë në opozitë, kohët e fundit po lëshojnë propaganda nga më të ndryshme dhe nga ato më të ulëta. Herë dalin dhe thonë se i kanë votat e 61 deputetëve për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë. Të nesërmen dalin me një propagandë tjetër, se gjoja janë në bisedime me LDK-në- dhe së shpejti do të krijohet Qeveria me dy partitë më të mëdha PDK-LDK.

Faik KRASNIQI

EkoHigjiena

PDK-ja po ka frikë të shkoj në opozitë, për shkak të llogaridhënies!

Një fjalë e urtë popullore thotë: ”Kur derri plagoset rëndë, bëhet shumë i rrezikshëm”.

Kërcënimet e Thaçit janë përpëlitjet e fundit të një regjimi që për dy mandate shkatërroi dhe vodhi çdo gjë, dhe me këto kërcënime absurde se gjoja koalicioni po e përmbys vullnetin e qytetarëve, s’është asgjë tjetër veçse tregues i qartë se Hashim Thaçi është dorëzuar dhe përgatitur që tashmë do shkojë në opozitë. Nuk po e kuptoj z. Thaçi se kush po e përmbysë vullnetin e qytetarëve, koalicioni i PDK-së apo koalicioni LDK-AAK-NISMA?

Vullneti i qytetarëve përmbyset nga një koalicion i pakicës që në zgjedhje ka fituar vetëm 30 përqind të votave, e jo nga shumica që kanë fituar 70 për qind të votave, ose përkthyer në deputetë, 83 me 37 në favor të koalicionit të shumicës- LDK-AAK-NISMA-VV dhe minoritetet. PDK-ja dhe Hashim Thaçi janë ata që me këmbëngulësinë e tyre, dhe me ndihmën e filialit të tyre ”juridik” Gjykatës Kushtetuese, po tentojnë që me çdo kusht të mbesin në pushtet, edhe pse nuk i kanë numrat për një gjë të tillë, kështu që PDK-ja është ajo që po tenton ta përmbys vullnetin e qytetarëve.

Për mos ta përmbysur vullnetin e qytetarëve, z. Thaçi dhe koalicioni i PDK-së janë të detyruar që të bëjnë marrëveshje me koalicionin LDK-AAK-NISMA, pasi ky koalicion kanë shumicën në Kuvend, dhe që në herën e parë ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët, për ta bërë kështu Kuvendin funksional dhe të hapet rruga për krijimin të Qeverisë.

Dhe pasi të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, në bazë të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, Presidentja Jahjaga është e obliguar ta thërras koalicionin që ka shumicën në Kuvend, e që është koalicioni LDK-AAK-NISMA, ta mandatoj për krijimin e Qeverisë. PDK-ja pasi në çdo variant ka humbur, le të bëhen burra- të lëshojnë pe dhe që në herën e parë t’i japin mundësinë koalicionit LDK-AAK-NISMA që kanë shumicën, ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe ta krijojnë Qeverinë. Me këmbëngulësinë e tyre që me çdo kusht të ngelin në pushtet, vetëm po e dëmtojnë shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Por, gjithë ky insistim i PDK-së që me çdo kusht të ngelin në pushtet, po bëhet për shkak të frikës pasi kanë bërë një qind mijë të zeza dhe do të japin llogari për të gjitha krimet e rënda politike dhe ekonomike. Kjo është arsyeja pse PDK-ja po ka frikë të shkojë në opozitë, edhe pse nuk i ka numrat as për zgjedhjen e kryetarit dhe as krijimin e Qeverisë, po e bën panevojë gjithë këtë rrëmujë duke bllokuar krijimin e institucioneve të Kosovës.

Por, një gjë duhet ta kuptojnë, se PDK-ja edhe po të ishte pjesë e pushtetit, nuk do të mund të shpëtojnë nga dënimi i Gjykatës Speciale për krime të rënda politike dhe ekonomike, që i kanë shkaktuar Kosovës para dhe pas luftës.

Në opozitë PDK-ja do të përfitonte më shumë, sepse me arrestimin e kriminelëve dhe gangsterëve që e kanë për fyti këtë parti dhe gjithë shtetin, partia do të pastrohej nga ky soj i profiterëve të para dhe pasluftës, që ia kanë zbehur të ardhmen këtij vendi dhe s’po e lënë të ec përpara./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.