/2L ONLINE/ – Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan, thanë se përgjatë vitit 2015 PDK-ja që në asamblenë komunale është opozitë dhe ka shtatë anëtarë të saj, ka luajtur një rol konstruktiv duke qenë opozitë e alternativës, ndërsa edhe në aspektin partiak , ka qenë një viti i mirë ku ky subjekt është duke u konsoliduar dhe duke u riorganizuar dhe se ajo do të jetë partia kryesore në Gjilan.
Zenun Pajazit, kreu i PDK-së së Gjilanit ka mbledhur afër tij anëtarët e Kuvendit nga radhët e PDK-së, duke iu drejtuar kështu publikut me atë se opozitarizmi që e kanë bërë këta përfaqësues të PDK-së ka qenë, opozitarizëm i vërtetë, i zëshëm, pasi ata ishin mjaft aktiv dhe përherë me alternativa të ofruar për zgjidhje që më të mira për qytetarë.
I pari i PDK-së ka folur edhe për angazhimet partiake duke thënë se prej se erdhi në krye të Degës ka vazhduar puna edhe me intensitet më të madh, PDK po konsolidohet dhe po organizohet dhe vitin tjetër do të jetë edhe më e fuqishme dhe definitivisht PDK do ët jetë partia kryesore në Gjilan.
Pajaziti tha se janë duke punuar dhe do të vazhdojnë të punojnë bashkë edhe me qytetarë në hartimin e një oferte të re, një ofertë krejt ma ndryshe, që do ta përbëjë një alternativë ndryshe, hartuar mbi përvojat të mira, duke i eliminuar gabimet, por duke i pas për bazë edhe dështimet e këtij pushteti, krejt kjo me qëllim që të ofrohen zgjidhje të mira, dhe që të jetë ofertë e tillë që do të garantojë qeverisje të mirë në shërbim të qytetarëve.
Sahit Abazi, shefi grupit të këshilltarëve ët PDK-së tha se përgjaët këtij viti PDK si opozitë ka qenë subjekt aktiv në Kuvned, ka qenë një opozitë e alternativës, një opozitë e debatit dhe e denoncimit . Ai ka vlerësuar ardhjen në krye të PDK-së së Gjilanit të Zenun Pajazitit, që po ofron mbështetje dhe hapësirë të bollshme ehe për anëtarët e Kuvendit që ata rolin e tyre ta kryejnë si është më së miri.
Abazi tha se përherë në Kuvend kanë qenë konstruktiv duke ofruar alternativa dhe shumë vendime të mira që i ka marrë Kuvendi kanë qenë të iniciuara nga anëtarë të PDK-së edhe pse shumë ato vendime, ndonëse pozita pastaj ka dështuar në shumë fusha. AI ka përmendur në këtë drejtim sistemimin e punëtorëve të arsimit, çështjen e teatrit, të bursave çështje këto që janë ngrit dhe është ofruar zgjidhje nga PDK, ani se pushteti ka dështuar pastaj, si shembulli i mos ndarjes së bursave.
Abazi ka folur edhe për denoncimin e të keqes që e ka bërë PDK-ja në Kuvend dhe në këtë drejtim ka përmendur angazhimin për të trajtuar çështjen e ndërtimeve pa leje. Sipas tij kjo çështje më së paku është ngrit 11 herë nga kuvendarët e PDK-së, sepse është shqetësuese por se ja me ardhjen e Lutfi Hazirit në pushtet, ndërtimet pa leje kanë lulëzuar.
Ai foli edhe për rastin e sotshëm që lidhet me kuvendarin Sergjan Mitroviq ku sipas tij PDK ishte e zëshme që në Kuvend mos të kemi shkelës të ligjeve të Kosovës, mos të kemi provokator që provokojnë institucionet. Abazi tha se PDK është për integrimin e serbëve por jo strukturat paralele të provokojnë dhe shkelësit e ligjeve të jenë pjesë e sistemit për të cilat është punuar shumë.
Riad Rashiti, anëtari tjetër i Kuvendit, në fjalë ne tij u fokusua , siç tha, në shqetësimet më të mëdha për këtë vit , duke përmendur mungesën e buxhetit, zvogëlimin e tij të mëtutjeshëm nga qeveria, mungesën e investimeve, të shkeljeve të shumta ligjore por dhe projekteve por edhe mënyra se si është shpenzuar paraja publike nga prokurimi, që sipas tij është katastrofave.
Rashiti tha se kjo qeveri po vazhdon me premtime në vend se me projekte dhe realizim të tyre, ndërsa edhe këshilltaret tjera të PDK-së leonora Bunjaku dhe Shukrije Rapuca folën për dështimet në sektorin e arsimit dhe bujqësisë por edhe për rolin konstruktiv të tyre në Kuvend dhe në trupa të saj, por ja që sipas tyre me Gjilanin po keq qeveriset prandaj e kemi gjendjen e keqe si në arsim si n fusha tjera.
Përndryshe, nga përfaqësuesit e PDK-së u premtua se për 2016 do të ketë angazhim edhe më të madh dhe një opozitë edhe ma e fuqishme deri te momenti i rikthimit të PDK-së në pushtet, ngase siç u tha, PDK do të jetë partia numër një në këtë komunë. /2L ONLINE/