DYLON

PDK-ja i thotë po takimit të ftuar nga kryesuesi i Kuvendit

PDK-ja i thotë po takimit të ftuar nga kryesuesi i Kuvendit
Avatar photo Redaksia

“PDK-ja është e gatshme për të qenë pjesë e takimit me të gjitha subjektet politike, të ftuar nga kryesuesi i Kuvendi Komunal të Gjilani, Kushtrim Kadriu për të tejkaluar situatën e miratimit të buxhetit komunal 2025”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i PDK-së, dega në Gjilan.

Me këtë rast, ai ka listuar prioritetet e PDK-së lidhur me miratimin e buxhetit 2025, që tha se mbeten të njëjtat dhe janë këto:

EkoHigjiena

1. Buxheti i vitit 2025 t’i shërbejë qytetarëve të Gjilanit dhe jo interesave të fushatës zgjedhore të kryetarit të komunës

2. Rritja e sigurisë së qytetarëve të Gjilanit përmes investimeve në projekte të infrastrukturës dhe me shërbime cilësore

3. Zbatueshmëria e procedurave dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, në planifikimin dhe shpenzimin e buxhetit komunal

4. Transparenca dhe llogaridhënia në shpenzimin e parasë publike

5. Krijimi i mekanizmit nga ana e Kuvendit Komunal për mbikqyrjen e realizimit të projekteve sipas planifikimit në buxhetin komunal 2025

Rashiti i PDK-së ka thënë se për realizimin e këtyre prioriteteve është i domosdoshëm bashkëpunimi mes subjekteve politike, Kuvendit Komunal dhe ekzekutivit të komunës. Qytetarë e Gjilanit nuk duhet të pësojnë për teke dhe kokëfortësinë e askujt.

“Ne, si PDK, sot do të marrim pjesë në takimin e ftuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, me vullnetin dhe gatishmërinë tonë për të gjetur rrugën e miratimit të buxhetit komunal për vitin 2025, duke besuar në qasjen konstruktive të të gjitha palëve vendimmarrëse në këtë proces”, ka thënë Riad Rashiti, kreu i PDK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.