Nga: Izmi Zeka
/Me rastin e përvjetorit të 17-të të Degës së PDK-së në Gjilan/
/2L ONLINE/ – 17 vjet më parë u nisëm bashkë, me entuziazmin dhe dashurinë për vendin tonë të ri. U nisëm bashkë me besimin se gjithnjë do të jemi në anën e vlerave më të mira nacionale, politike e morale që ka ndërtuar kosova jonë, dhe se do të jemi bartës të këtyre vlerave të trashëguara. U nisëm bashkë me kujtimin për ata që na e sollën Lirinë; me besimin se Kosovën po bëjmë shtëpinë tonë, të tillë si e panë dëshmorët e Kombit.
Sigurisht, patëm shumë sfida e shumë dilema, po gjithnjë ia dolëm të gjejmë dhe bëjmë më të mirën e mundshme që na e ofruan rrethanat. Udhëtimi i Partisë Demokratike në këto vite, ishte udhëtimi i Kosovës, sepse secili moment i rëndësishëm në PDK, është moment i rëndësishëm për Kosovën, prandaj ishte e vështirë për të gjithë ne; prandaj ndonjëherë kemi dashur t’i bëjmë gjërat më shpejtë…po në fund përsëri i kemi bërë. Fati I rrugëtimit tonë politik ishte dhe mbetet fati I rrugëtimit politik të Kosovës, prandaj është I rëndësishëm secili prej nesh në PDK, prandaj është e rëndësishme të besojmë në PDK-në dhe ta rrisim këtë besim, sepse jemi Partia e Shtetësisë së Kosovës, sepse jemi Partia e zhvillimit dhe e prosperimit Evropian për Kosovën.
Në këto 17 vite, domosdo mund të gjejmë edhe ndonjë moment që na ka sfiduar më shumë se sa të tjerët, po ju si qytetarë të Republikës së Kosovës, duke qenë përkrahës dhe anëtarë të PDK-së, keni dëshmuar gjithnjë se keni besimin e duhur në Vendin tuaj; në Institucionet e tuaja; në njerëzit që u keni dhënë besimin, dhe keni parë përtej interesave të momentit, duke besuar thellë – thellë në veten tuaj. Ju ende duhet të besoni në veten tuaj; në gjykimin tuaj të drejtë me mendje e shpirt; duhet të besoni në Shtetin tuaj dhe Institucionet e tij; në njerëzit që keni zgjedhur.
Besimi është virtyt, dhe ne bashkë jemi të virtytshëm. Shteti ynë i ri ndërtohet me dashurinë dhe besimin tonë të përbashkët. Ne po e ndërtojmë atë përditë nga pak…jo me dinamikën që e duam të gjithë, se Shteti jonë është i ri dhe i brishtë, dhe ka aq shumë nevoja…të gjithë ne kemi aq shumë nevoja.
Me besimin e thellë, si atëherë kur besuam se do e fitojmë luftën, se do e bëjmë Vendin tonë të lirë, do t’ia dalim. Ama të gjithë të bashkuar rreth PDK-së, rreth njerëzve që na kanë prirë suksesshëm këto 17 vjet. E Gjilani ynë, gjithashtu është njëri hap yni i suksesshëm në ndërtimin e Shtetit tonë, dhe këtë po e shohim përditë, dhe do ta dinamizojmë, sepse PDK me ju të gjithë, ka vetëm një mision…ndërtimin e Vendit tonë, zhvillimin, prosperimin e integrimin. Urime dhe gëzuar 17 vjetorin e lindjes. /2L ONLINE/