DYLON

PDK-ja e Zhegrës e do Bajram Isufin dhe Sami Kadriun në listën e kandidatëve!

PDK-ja e Zhegrës
Avatar photo Redaksia

Zgjedhjet lokale që sipas kalendarit pritet të mbahen në fundvit kanë mobilizuar qysh tani subjektet politike dhe në këtë vazhdë, edhe nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Zhegër të Gjilanit veç i ka të përcaktuar dy emra që i do pjesë të listës së kandidatëve të PDK-së së Gjilanit, që do të garonin në zgjedhjet lokale për Kuvendin Komunal të Gjilanit.

“Në vazhdën e takimeve te rregullta të kryesisë së PDK-së në Zhegër, është takimi rregullt i kësaj kryesie ku nder të tjera u diskutua edhe për konsolidimin dhe fuqizimin e PDK-së në Zhegër. Pas shumë takimeve me anëtarësinë e gjerë ishte kërkesë që të caktohen kandidatët për këshilltarë komunal të Asamblesë komunale në Gjilan në zgjedhjet e nëntorit nga radhët e kësaj partie”,  thuhet në një njoftim të kësaj nëndege.

“Në të gjitha këto takime ishte kërkesë qytetare që për zgjedhjet e ardhshme për pushtet lokal këshilltarë të ardhshëm të regjionit të Zhegrës të jenë ish Drejtori i Ndërmarrjes Ecohigjena, altruisti dhe veprimtari i palodhur i sportit dhe jetës politike z. Bajram Isufi dhe ish Drejtori i SHFMU ,,Agim Ramadani” ,në Zhegër, Sami Kadriu, po ashtu veprimtar i devotshëm i arsimit dhe kulturës në regjionin e Zhegrës me rrethinë”, thuhet në njoftim, transmeton 2LONLINE.

EkoHigjiena

Kryesia e PDK-së në Zhegër përkrahë fuqishëm kandidimin e Bajram Isufit dhe Sami Kadriut për këshilltarë të asamblesë komunale në Gjilan dhe njëherësh ju uron suksese në punën dhe angazhimin e tyre të mëtejmë për të mirën e qytetarëve të Zhegrës me rrethinë!

Bajram ISUFI
Sami KADRIU
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.