DYLON

PDK-ja e Vitisë në rrugë të mbarë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Zgjedhja e profesorit të nderuar z. Sadik Haxhiut në krye të Degës së PDK-së në Viti nga masa e gjerë elektorale e PDK-së konsiderohet të jetë hap shumë i qëlluar.

Profesori i nderuar gëzon autoritet të gjerë të të gjitha shtresat njerëzore , me personalitetin qe ka reflektuar gjatë gjithë jetës së tij ka treguar atributet e një veprimtari, dijetari, intelektuali, familjari dhe patrioti modern etj. konsiderohet të jetë personi me unifikues i elektoratit dhe Degës së PDK-së në Viti.

EkoHigjiena

Me z. Sadik Haxhiun përveç PDK-s po ashtu edhe spektri politik në Viti do të përfitoj, andaj kontributi që pritet të jep profesori i nderuar do të ndikoj në demokratizimin (reformimin) e mëtejmë të PDK-së dhe vet spektrit politik në Viti dhe më gjerë.

Sadik HAXHIU

Ai në vazhdimësi gjatë veprimtarisë së tij ka dhënë kontributin e tij në skenën politike vitiase e më gjerë, e dinë të gjithë politikanet e Vitisë se ai ishte për zhvillimin e një politike demokratike garuese dhe të ndershme e cila ka për synim kryekëput qeverisjen e drejt e transparente me qëllimin e vetëm që të ndryshohet mirëqenia e qytetarit.

Besojmë fuqishëm se z.Haxhiu do ta ketë tani përkrahjen e të gjitha strukturave të partisë dhe te elektoratit për këtë betejë të rikthimit të PDK-së në të qenurit fuqia e parë politike në Viti që do të pritet te mbahen së shpejti, është fjala për zgjedhjet parlamentare.

Përfundimisht, PDK-ja në Viti me z, Sadik Haxhiun pritet të kthej pushtetin e PDK-s të humbur muaj më parë nga përçarjet që shkaktuan dy-tre individë.

Andaj i urojme shëndet dhe suksese në punën e tij si kryetar i PDK-së, Dega në Viti.

/Samet IDRIZI/

/autori është anëtar i Kuvendit Komunal-Viti/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.