/2L ONLINE/ – Pas vizitës dhe inspektimit të punimeve në Dobërqan (Miresh), kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kishte deklaruar ndër tjerash se “Përfundimisht, me ivestimet në infrastrukturë, në Dobërqan e hoqëm lloçin dhe vadat”. Por, ndaj kësaj ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e Mireshit duke thënë se Kryetari i Komunës së Gjilanit edhe njëherë në stilin e tij të njohur u mundua të mashtrojë qytetarët e Mireshit. Ai këtë herë beri marketing të lodhtë me asfaltimin e rrugëve në Miresh duke i marrë dhe i paraqitur si projekte të qeverisjes se tij. Nuk tregoi dhe nuk u tregua aspak i sinqertë dhe të njofton qytetarët e opinionin se projektin e asfaltimit të rrugëve dhe rrugicave në Miresh e ka gjetur të gatshëm nga qeverisja e PDK-së dhe se vetëm e ka zvarritur në mënyrë që dikush t’i beson se gjoja kjo qeverisje po punon diçka.
Ja reagim i plotë i PDK-së në Miresh
“Kryetari i Komunës së Gjilanit edhe njëherë në stilin e tij të njohur u mundua të mashtrojë qytetarët e Mireshit. Ai këtë herë beri marketing të lodhtë me asfaltimin e rrugëve në Miresh duke i marrë dhe i paraqitur si projekte të qeverisjes se tij. Nuk tregoi dhe nuk u tregua aspak i sinqertë dhe të njofton qytetarët e opinionin se projektin e asfaltimit të rrugëve dhe rrugicave në Miresh e ka gjetur të gatshëm nga qeverisja e PDK-së dhe se vetëm e ka zvarritur në mënyrë që dikush t’i beson se gjoja kjo qeverisje po punon diçka. Do t’i duartrokisnim sikur të asfaltoj rrugën për Pogragjë dhe Stublinë të cilat do ta përmirësonin qarkullimin në këtë zonë strategjike. Ne ja kujtojmë se është i gatshëm edhe projekti i kanalizimit dhe i Shtratit të lumit n’ Miresh për të cilin fshati ynë ka shumë nevojë. Do ja kishim njohur si meritë të qeverisjes se tij nëse arrit me implementua dhe shtyrë përpara projektin e trajtimit të ujerave të zeza përgjatë rrjedhës së lumit Përlepnica që fillon nga Perlepnica, Kmetoci nëpër Miresh e deri tek Morava. Ja përkujtojme se është i gatshëm edhe projekti i Sallës së Edukatës Fizike për nxënësit e shkollës tonë dhe rinisë së mrekullueshme të Mireshit. Vetëm se duhet vullnet dhe përkushtim më i madh i tij dhe stafit të tij në mënyrë që të realizohet. I kujtojmë dhe kërkojmë që të intervenojë në rregullimin e Urës së Moravës në afat sa më të shkurtë sa nuk është bërë vonë e nuk është shkaktua ndonjë tragjedi aty”, thuhet në reagim e PDK-së së Mireshit dërgua Portalit 2lonline. /2L ONLINE/