DYLON

PDK-ja e Gjilanit: Mbështetja e veteranëve tanë sot ishte e jashtëzakonshme!

PDK-ja e Gjilanit: Mbështetja e veteranëve tanë sot ishte e jashtëzakonshme!
Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, ka vazhduar sot aktivitetet e saj në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 Qershorit me këtë rast drejtuesit e saj thanë se mbështetja e veteranëve ishte e jashtëzakonshme dhe se energjia e tyre u jep forcë dhe i obligon të vazhdojnë përpara drejt fitores.

“Një pasdite plot emocione, ku kujtimet e lavdisë u bënë bashkë me besimin për të ardhmen. Në këtë bashkëbisedim të ngrohtë, të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti kryetari i degës, Riad Rashiti. Takimin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe dy gjeneralët tanë, Rahman Rama e Rrustem Mustafa, si dhe kandidatët tanë Arben Mustafa, Nderim Mustafa dhe kandidatët e tjerë të Anamoravës”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Drejtuesit e saj thanë se” “Mbështetja e veteranëve tanë sot ishte e jashtëzakonshme! Energjia e tyre na jep forcë dhe na obligon të vazhdojmë përpara drejt fitoreve të reja. Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe përkrahjen e palëkundur! Vazhdojmë bashkë, më të fortë se kurrë për t’i dhënë vendit drejtimin e duhur”. 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.