DYLON

PDK-ja e Gjilanit: Kjo krizë e ky jostabilitet i krijuar duhet të marrin fund

PDK-ja e Gjilanit: Kjo krizë e ky jostabilitet i krijuar duhet të marrin fund
Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur një takim të hapur, siç është thënë, me qytetarë kontributdhënës, ku në fokus ishte diskutimin për sfidat dhe perspektivën e zhvillimit politik, social dhe ekonomik në vend.

Dega e PDK-së ka bërë të ditur se gjatë diskutimeve me qytetarët janë trajtuar çështje që lidhen me gjendjen politike, sociale dhe ekonomike në Kosovë.

EkoHigjiena

Sipas PDK-së, pjesëmarrësit janë pajtuar se vendi po përballet me krizë dhe mungesë stabiliteti institucional, duke theksuar nevojën për ndryshim politik, transmeton 2LONLINE.

“Në takimin e sotëm me qytetarë kontributdhënës diskutuam për gjendjen tonë politike, sociale e ekonomike. Njëzëri u pajtuam që kjo krizë e ky jostabilitet i krijuar duhet të marrin fund”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

Në të njëjtën deklaratë, PDK-ja e Gjilanit, ka shprehur mbështetje për liderin e tyre, Bedri Hamzën, si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme të 7 Qershorit, duke theksuar se “Ndryshimi për Kosovën bëhet vetëm me Bedri Hamzën, Kryeministër”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.