DYLON

PDK-ja e Gjilanit e vlerëson tejet shqetësuese gjendjen e varrezave të qytetit

PDK-ja e Gjilanit e vlerëson tejet shqetësuese gjendjen e varrezave të qytetit
Avatar photo Redaksia

Si pasojë e papërgjegjësisë totale të institucioneve të komunës të udhëhequr nga Vetëvendosje, gjendja e varrezave të qytetit është alarmante, thuhet në një ragim të PDK-së së Gjilanit.

Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, Burhan Isufi shpreh shqetësimin serioz për mos kujdesin dhe për mos mirëmbajtjen e sipërfaqeve të varrezave të qytetit, ndërsa edhe më e rëndë është gjendja ku në disa të vdekurit po varrosen mbi kockat e tjetrit, kjo gjë është e tmerrshme. E këtë shqetësim kohëve të fundit po e shprehin edhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, imam dhe qytetarë të Gjilanit, ka thënë Isufi.

EkoHigjiena

Sipas tij, ka disa vite që ky shqetësim është i madh për qytetarët e komunës tonë, këtë problem nuk ka arritur ta zgjidh as qeverisja e LDK-së, e as tani stërkeqja e qeverisjes së Alban Hysenit dhe e Vetëvendosjes, ku nuk ju intereson për asnjë problem që kërkon zgjidhje urgjente.

“Komuna e Gjilanit sot ende nuk ka plan zhvillimor komunal, si pasojë e paaftësisë së urbanizmit dhe qeverisjes së dështuar të Vetëvendosjes. PZHK është anuluar vitin e kaluar me qëllimin që të korrigjohet dhe brenda dy muajve të dërgohet për miratim në Kuvendin Komunal. Jo dy muaj, por as pas 15 muajsh urbanizmi ende nuk e ka të finalizuar PZHK. Andaj fatkeqësisht as ky problem nuk po trajtohet me prioritet nga institucionet komunale”, thotë Burhan Isufi i PDK-së.

Sipas tij, qeverisja e Vetëvendosjes në Gjilan po sjellë vetëm skandale, keq qeverisje, bllokim të investimeve kudo dhe kah do, duke e rënduar gjendjen çdo sektorë duke e kthyer në kurriz të qytetarëve tanë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.