DYLON

PDK-ja e Gjilan vazhdon takimet e fushatës me vajza dhe gra

PDK-ja e Gjilan vazhdon takimet e fushatës me vajza dhe gra
Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduat aktivitetet e fushatës  me vajza e gra.

“Mesazh i qartë nga vajzat dhe gratë e qytetit të Gjilanit, të cilat përmes pjesëmarrjes së tyre e diskutimeve, treguan qartë që Kosova duhet ta stopojë krizën e shkaktuar politike që ndryshimi për mirë të vijë natyrshëm”, thuhet në njoftimin e PDK-së, pas këtij takimi.

Për PDK-në, ky jostabilitet së pari po prek familjet tona, e me ç’rast gruan dhe të gjitha rolet e saj.

“Prandaj angazhimi i PDK-së e Kryeministrit z. Bedri Hamza do të jetë i përhershëm e i vazhdueshëm, për çdo vajzë e çdo grua, për çdo prind e fëmijë. Dhe ndër zërat më të dinjitetshëm për të na përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e kemi Arben Mustafën dhe Nderim Mustafën, dy kandidatët e kësaj ane“, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.