(2LONLINE) – Marrëveshja e arritur në mes të PDK-së dhe AKR-së në Kamenicë për bashkëqeverisje në katër vjetët e ardhshme e kompletuan koalicionin, PDK, AAK dhe AKR për balotazhin e 1 dhjetorit.
Të dyja taboret kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes së mbështetjes për Begzad Sinanin, për kryetar të komunës së Kamenicës.
Siq dihet, marrëveshja me AAK-më është arritur ditë më parë, ku marrëveshjen e kanë nënshkruar Begzad Sinani, nga radhët e PDK-së dhe Lulzim Leci nga ana e AAK-së. /Rexhë Hasani/