/2L ONLINE/ – Në udhëheqjen e kryetarit Zenun Pajaziti, kryesia e Degës së PDK-së në Gjilan mbajti takimin e rregullt të saj, në të cilin takim u diskutuan çështjet organizative të degës, kondsolidimi i Komisioneve profesionale dhe strukturave tjera të degës.
Anëtarët e kryesisë, sikurse edhe strukturat tjera të degës rikonfirmojnë angazhimin e fuqishëm me qëllim të mobilizimit për t’i ofruar qytetarëve të Gjilanit alternativën më të mire, për të ndaluar keq qeverisjen aktuale komunale dhe për të ofruar projektin e saj zhvillimor për komunën dhe regjionin.
Anëtarët e kryesisë së PDK-së, prezantuan angazhimet që po bëhen në konsolidimin e vazhdueshme në teren si dhe mbështetjen që po I jepet PDK-së nga strukturat dhe qytetarët e shumtë,
Po ashtu në këtë takim, kryesia e degës, vlerësoi punën e shkëlqyeshme të anëtarëve të PDK-së në Asamblenë Komunale. Kryesia e degës u jep mbështetje të vazhdueshme grupit të këshilltarëve në adresimin e dështimeve dhe keq qeverisjes si dhe ne te gjitha angazhimet e tyre në të mirë të qytetarëve. /2L ONLINE/