/2L ONLINE/ – Në selinë e PDK-së në Gjilan, sot u mbajt takim me kryetarët e nëndegëve. Agjenda e këtij takimi ishte e fokusuar në angazhimin sa më të mirë të strukturave të partisë për ta çuar përpara Platformën e PDK-së për periudhën në vazhdim, e me theks të veçantë mobilizimin e strukturave të partisë.
“PDK vazhdon të jetë e përkushtuar në angazhimin maksimal duke dëshmuar se është parti serioze, duke vënë në angazhim të gjitha strukturat e saja, në bashkëpunim edhe me grupe të ndryshme të qytetarëve në ndërtimin e një Platëforme të pranueshme për qytetarët e Gjilanit” tha në këtë takim kryetari I degës Zenun Pajaziti.
Gjatë debatit nga kryetarët e nëndegëve u rikonfirmua mbështetja e Platformës së PDK-së për një qeverisje sa më të mirë dhe për një angazhim më të madhë në të mirë të qytetarëve.
Kryetarët e nëndegëve gjatë diskutimit prezentuan shqetësimet e tyre dhe të qytetarëve për degradimin e qeverisjes komunale, si dhe dhanë shumë ide për ta kompletuar një alternativë më të mirë për zhvillimin e komunës.
Poashtu me shqetësim të madh u trajtuan ngjarjet e fundit rreth ngritjes së aktakuzave nga prokuroria ndaj drejtuesve komunal.
PDK I fton të gjithë zyrtarët dhe drejtuesit komunal që të bëjnë punën e tyre në përpouthje me ligjin dhe me nevojat e ligjshme të qytetarëve.
PDK poashtu I inkurajon organet e drejtësisë që ta kryejnë punën e tyre të pavarur.
Kryetarët e nëndegëve do të jenë pjesë aktive e zbatimit të një agjende dinamike për rikthimin e qeverisjes së komunës nga PDK. /2L ONLINE/