DYLON

PDK: “Haziri i LDK-së ka katërfish më shumë vota te serbët sesa Mustafa i PDK-së”

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) – “Edhe deklarata e radhës, e Lutfi Hazirit, kandidatit që deshi të bëhej kryetar i komunës së Gjilanit, se “Votat e serbëve nuk mund t’i dhurojnë fitore Mustafës…”, apo: “Kryeministri Thaci po ndërmjetëson te serbët për t’i siguruar vota Mustafës” , rezulton e pavërtetë sipas rezultateve zyrtare që ka shpallur KQZ-ja, të cilat çdo qytetar mund t’i gjejë në faqen zyrtare të këtij institucioni. Në këto rezultate, tregohet qartë se disfatisti Lutfi Haziri, në territorin e Gjilanit, në vendvotimet serbe, ka marrë katërfish më shumë vota se kryetari permanent i Gjilanit, z. Qemajl Mustafa. Por sindroma e tij prej disfatisti e ka bërë që të hamendësohet edhe për këtë rezultat”, thuhet në një reagim të lëshuar nga  sektori për informim i Shtabit Zgjedhor të PDK-së së Gjilanit.

“Deklaratat anti-integruese të Lutfi Hazirit, duke pasur parasysh funksionin e tij në Grupin Parlamentar për Intergrim Evropian, janë skandaloze në kuptimin e qasjes së tij destruktive ndaj agjendës shtetërore të Republikës së Kosovës, për integrimin e të gjitha komuniteteve në jetën institucionale, kusht ky edhe i Bashkimit Evropian (për të cilin kryetari i Komunës z. Qemajl Mustafa, punoi seriozisht dhe më përgjegjësi të lartë)! Por këtij niveli, që jeton, flet dhe vepron me hamendësime, është e kotë t’i shpjegohet interesi i shtetit të Kosovës për daljen e serbëve në votime! Këtij niveli është e kotë t’i shpjegohet tash, se kryetari i komunës është kryetar i të gjithë qytetarëve” , përfund reagimi i lëshuar nga sektori për informim i Shtabit Zgjedhor të PDK-së së Gjilanit. /2lonline/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.