DYLON

PDK: Gjilani nuk mund të udhëhiqet me mashtrime, viktimizim dhe abuzim me procedurat

PDK: Gjilani nuk mund të udhëhiqet me mashtrime, viktimizim dhe abuzim me procedurat
Avatar photo Redaksia

Në lidhje me zhvillimet e fundit në Kuvendin Komunal të Gjilanit, përkatësisht në lidhje me rregulloren për Sistematizimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil, ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Gjilan

“Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, çdo ditë e më shumë po e forcon epitetin e mashtruesit dhe manipuluesit politik. Viktimizimi i tij i përsëritur se “opozita nuk po i voton propozimet” është sa i turpshëm, aq edhe thellësisht manipulativ. Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, vetëm 20 minuta para fillimit, ai solli për votim rregulloren për shërbyesit civil, një dokument me dhjetëra faqe në kundërshtim të plotë me çdo procedurë ligjore e standard etik”, thuhet në reagimi ne PDK-së së Gjilanit.

EkoHigjiena

Sipas këtij subjekti politik, opozitë në Gjilan, ky është shembulli më i qartë i qeverisjes së fshehtë, të papërgjegjshme dhe të dështuar

“Si mund të kërkosh votë e besim nga anëtarët e Kuvendit, kur as nuk u jep kohë për të lexuar e analizuar një dokument kaq të rëndësishëm? A ka më qartazi shkelje të transparencës dhe përbuzje ndaj demokracisë lokale? Ky model i kontrabandimit politik nuk kalon më. Gjilani nuk mund të udhëhiqet me mashtrime, viktimizim dhe abuzim me procedurat”, thuhet tutje në reagim.

Për PDK-në e Gjilanit qytetarët e meritojnë një qeverisje të ndershme, transparente dhe me përgjegjësi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.