DYLON

PDK: Gjilani kampion i Kosovës për anulimin e dhënies së tenderëve

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – PDK-ja e Gjilanit, subjekt ky opozitar, përmes një komunikate ka adresuar kritika në adresë të pozitës në Gjilan duke thënë se ka më shumë se një vit, që projektin për asfaltimin e rrugëve në lagjen e VIII, komuna e Gjilanit nuk po mund ta kontraktojë për kryerjen e punëve, për shkak të dallavereve të shumta të qeverisjes Haziri që po i bënë me dhënien e tenderëve. OSHP (Organi i Shqyrtimit të Prokurimit) e ka anuluar këtë dhënie të tenderit, sikurse që i ka anuluar hiq më pak se 14 dhënie të tenderëve, të shpallura nga komuna e Gjilanit në vlerë prej 3.4 milion euro brenda më pak se një viti. Ndërsa pas Gjilanit janë komuna e Pejës me 7, Prishtinës dhe Ferizajit me 4, Gjakovës dhe Suharekës me 2 tenderë të dhënë, që janë anuluar nga OSHP.

Në këtë komunikatë të PDK-së thuhet se këtë tenderë komuna e Gjilanit ia kishte dhënë më datë 13 tetor 2014, kompanisë “Zuka Company” në vlerë prej 97,231.65 euro, mirëpo OSHP-ja ia kishte anuluar këtë tenderë sipas vendimit nr. 432/14 të datës 27 nëntor 2014 për shkak të parregullsive të gjetura në këtë tenderë, ndërsa pas një kohe prapë komuna e Gjilanit ia kishte dhënë këtë tenderë, të njëjtës kompani më datë 19 dhjetor 2014, mirëpo përsëri OSHP e ka anuluar dhënien e këtij tenderi përmes vendimit numër 537/14 të datës 13 shkurt 2015.

EkoHigjiena

Përveç anulimit të këtyre tenderëve nga OSHP, janë duke u bërë edhe shumë dallavere me tenderët të cilët po iu jepen militantëve dhe financuesve të LDK-së. Ku tenderi i fundit i është dhënë kompanisë GARAGE BENZ për mirëmbajtjen e automjeteve të komunës në vlerë prej 135 mijë euro për tri vite.

Më tej në këtë komunikatë thuhet se Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, i kërkon kryetarit të komunës Lutfi Haziri, që të ndalë keqpërdorimet e mëdha që po bëhen me buxhetin komunal dhe me paratë e qytetarëve të Gjilanit. Të gjitha këto dallavere janë duke u bërë me dijen dhe lejen tuaj, sepse ne si opozitë, që nga fillimi i qeverisjes tuaj me komunën e Gjilanit, i kemi paraqitur në vazhdimësi keqpërdorimet, shkeljet ligjore dhe procedurale të ligjit të prokurimit dhe të financave nga zyrtarët tuaj komunal.

“Ndërsa ne si PDK dega në Gjilan, i kërkojmë edhe njëherë Prokurorisë Themelore në Gjilan, që të përfundojë hetimet e nisura për rastet të cilat i kemi paraqitur vitin e kaluar, lidhur me dyshimet për keqpërdorime me tenderët e dhënë nga komuna e Gjilanit dhe të dërgojë para drejtësisë përgjegjësit për këto veprime të jashtëligjshme”, thuhet në komunikatën e PDK-së së Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.