DYLON

PDK, Gjilan: Forca, uniteti dhe energjia jonë janë të pandalshme

PDK, Gjilan: Forca, uniteti dhe energjia jonë janë të pandalshme
Avatar photo Redaksia

“Si gjithmonë, bastioni i PDK-së, nëndega e lagjes Arbëria, është krejtësisht e mobilizuar dhe me zemër plot për tubimin tonë qendror që do të mbahet nesër”, thuhet në njoftimin e PDK-së së Gjilanit.

Ky subjekt, tubimin qendror do ta mbajë, të martën te “Parku i Dardanisë”, me fillim prej orës 18:30.

“Ashtu siç kemi dëshmuar në çdo hap të rrugëtimit tonë, forca, uniteti dhe energjia jonë janë të pandalshme.  Ky nuk është thjesht një tubim, por një dëshmi e bashkimit dhe e besimit të palëkundur në rrugën dhe vizionin tonë të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, edhe në mbledhjen e shtabit të PDK-së, që drejtohet nga Izmi Zeka, shef i Shtabit, u tha se po bëhen përgatitje intensive  për tubimin e nesërm!

“Një energji e jashtëzakonshme dhe vullnet i madh nga të gjithë për të siguruar një organizim madhështor”, u tha pas këtij takimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.