DYLON

PDK: Fitorja e tretë e Thaçit si fitorja e tretë e Merkelit!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në takimin e mbajtur sot me kryetarët e nëndegëve të PDK- së ku prezent ishin 43 kryetarë te nëndegëve dhe njëherësh edhe u raportua për gjendjen në teren, u tha se lideri i PDK- së hasim Thaçi i ka tejkalua përmasat e liderit partiak dhe se mbështetja për te është duke u bërë nga të gjithë qytetarët. Ka thenë Mimoza Shkodra- Bislimi zëdhënëse e PDK-së së Gjilanit.

Ajo tha se qytetarët e Gjilanit mbështetjen e PDK- së po e shohin si shpëtim dhe mbështetje për familjet e tyre dhe me fitoren e tretë të PDK- së qytetarët po e shohin suksesin dhe fitoren e tyre.

EkoHigjiena

“Gjithashtu “Misioni i Ri” po pranohet dhe mbështetët nga të gjithë qytetarët ku njëri nga ta që ishte prezent në këtë takim tha se pavarësisht që i përkas LDK- së unë do ta votoj Hashim Thaçin dhe “Misionin e Ri” sepse është mision për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe familjet kosovare”, ka thënë Shkodra-Bislimi.

Sipas saj, fitorja e tretë e PDK- së është fitore për Kosovën e cila do të ndodhë me 8 Qershor sepse kryeministri Thaçi tanimë i ka kaluar përmasat e një lideri ballkanik dhe fitorja e tretë e tij si kryeministër po cilësohet dhe krahasohet me fitoren e  tretë të Merkelit në Gjermani e cila ishte fitore për shpëtimin e Evropës nga kriza financiare. Misioni i ri është mision i të ardhmes për dallim nga kthesa e LDK- së e cila tregon kthim mbrapa është shprehur në fund, Mimoza Shkodra – Bislimi, nga Zyra për Informim e PDK- së së Gjilanit / 2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.