DYLON

PDK falënderon deputetët për miratimin e deklaratës në mbrojtje të UÇK-së

PDK falënderon deputetët për miratimin e deklaratës në mbrojtje të UÇK-së
Avatar photo Redaksia

PDK falënderon deputetët për miratimin e deklaratës në mbrojtje të UÇK-së: Tani është radha e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Partia Demokratike e Kosovës përshëndet miratimin nga Kuvendi të deklaratës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

EkoHigjiena

Partia Demokratike e Kosovës falënderon të gjitha grupet parlamentare për mbështetjen dhe kontributin në harmonizimin e tekstit të deklaratës së propozuar nga grupi ynë parlamentar.

“Sot, Kuvendi shprehu qëndrimin e tij për mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare dhe kundërshtimin e aktgjykimit që e vlerëson të padrejtë. Ky është një hap i rëndësishëm i vullnetit të përbashkët politik. Tani ai vullnet duhet të kthehet në veprim konkret”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Sipas PDK-së, radha është e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të propozuar nga PDK. “Kërkojmë nga Qeveria që ta procedojë pa vonesë në Kuvend dhe nga të gjitha grupet parlamentare që ta trajtojnë e votojnë me urgjencë”.

Deklarata shpreh qëndrimin e Kuvendit. Votimi i ligjit është hapi i radhës për t’i dhënë përgjigje institucionale kërkesave që kemi ngritur. PDK do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së dhe për një proces të drejtë ndaj ish-krerëve të saj.

“Sot u dëshmua se mund të ndërtohet vullnet i përbashkët për mbrojtjen e vlerave tona. Tani kërkojmë që i njëjti vullnet të dëshmohet edhe në votimin e ligjit”, thuhet bë fund të njoftimit të PDK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.