DYLON

PDK: Faktet e PDK-së nxjerrin gjuhën e rrugaqërisë të Lutfi Hazirit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – “Gjuha e rrugaqërisë e përdorur në reagimin e fundit të LDK-së, tregon qartë nivelin ku ka rënë partia në pushtet dhe vet kryetari I saj z. Lutfi Haziri. Ne e kuptojmë panikun që e ka kapluar këtë pushtet dhe frikën nga krimi në të cilin janë zhytur, por ama, kjo nuk e justifikon ktë sharlatanizëm politik të pushtetit, edhe në komunikim publik”. Kështu nis reagim I Komisioni për Zhvillim Ekonomik I Degës ës PDK-së në Gjilani për të vazhduar si më poshtë”

“Për dallim nga gjuha e paskrupullt e pushtetmbajtësve, PDK Dega në Gjilan, mbështetet ne fakte të pakontestueshme gjë që e bënë komunikimin tonë më publikun, të një niveli të kulturuar dhe me kredibilitet të lartë,

EkoHigjiena

Se ne kemi të drejtë në atë që e kemi deklaruar, e pohon edhe vetë përfaqësuesi i “MoserGroup”, z.Senad Ramaj, në deklaratën e tijë publike, ku pranon se kanë bërë punësime dhe favorizime për njerëzit kyq te pushtetit tuaj, e që kjo ju ngarkon direkt me keqmenaxhim bashkë me partnerin privat që i keni bërë Kompanisë Eco-Higjiena, qe 3 vite.

Por, për hirë të opinionit publik ne ua sjellim edhe faktet për involvimet e zyrtarëve të saj në punsime dhe interesa biznesore (siç e potencuam në komunikatën paraprake), të znj. Velentina Bunjkau, kryesuese e KK Gjilan, z. Avdyl Aliu, shef I GK të LDK në KK, që e kemi denoncuar për shkatërrimin e Mullirit elektrik në qendër të qytetit, si njërin nga asetet kryesore të qyteti. Z. Aliu, në kontratën për qiranë me Eco-Higjienën, është treguar më i kujdesshëm dhe ka bërë kontratën në emët të vllaut tijë; pastaj, Alban Qerimi, nomenklaturë e LDK-së, menagjer I ATK-së, punsimin e dhëndrrit të tijë për favore në ATK, e deri tek Ismajl Jonuzi me punesimin e mbesës së tijë, për favore në Gjykatë.

Por, edhe më skandaloze nga ana e qeverisë komunale, është paralajmërimi për shkëputje të kontratës për 17 puntorë të EcoHigjienës. Përgatitjen e listës nga strukturat e z. Lutfi Haziri, duke i njoftuar, së bashku me partnerin privat, 17 puntorë për ndërprerje të Kontratave të punës, nga 1 Janari 2017. Sigurisht se edhe këtë spastrim e bëjnë për punësime militantësh dhe familjarësh të tyre. Këtë pohim e bënë edhe më të arësyeshëm, tentimi për të dërguar një zyrtari të lartë të LDK-së, z. Jasmin Abdyli në postin e Kryeshefit të kësaj kompanie, edhepse i njejti ishte suspenduar nga bordi i drejtorëve kohë më parë. Ky pazar politik po bëhet në dëm të këtyre 17 punëtorëve.

Padyshim, presim që prokuroria të mirret dhe të shikohen veprimet e këtyre zyrtarëve në keq-qeverisjen dhe keqpërdorimin e pushtetit”, thuhet në fund të komunikatës të lëshuar nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik I PDK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.