DYLON

PDK: Edhe të rinjtë po pësojnë nga krizat e vazhdueshme politike prandaj ndryshimi është i domosdoshëm

PDK: Edhe të rinjtë po pësojnë nga krizat e vazhdueshme politike prandaj ndryshimi është i domosdoshëm
Avatar photo Redaksia

“Në vazhdën e takimeve mobilizuese për zgjedhjet nacionale të qershorit, kryetari i degës, Riad Rashiti, së bashku me shefin e shtabit zgjedhor, Izmi Zeka dhe kryetarin e Rinisë Demokratike, Qëndrim Qerimi, takuan të rinjtë e qytetit për të bashkëbiseduar për sfidat, brengat e pritshmëritë e tyre për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan, transmeton 2LONLINE..

Sipas drejtuesve të këtij subjekti politik edhe të rinjtë po pësojnë nga krizat e vazhdueshme politike, prandaj ndryshimi duhet të ndodh.

EkoHigjiena

Duke iu referuar zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, PDK e Gjilanit vlerëson se ndryshimi i nevojshëm do të ndodh vetëm me liderin e tyre Bedri Hamzën si kryeministër, ndërkohë që të nevojshme e vlerësojnë edhe përfaqësimin në Kuvendin e Kosovës, edhe  e Arben Mustafën, i cili poashtu garon për deputet, në zgjedhjet në fjalë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.