PDK: Edhe dy mekanizma të fuqishëm në avancimin e aktivitetit të degës

PDK: Edhe dy mekanizma të fuqishëm në avancimin e aktivitetit të degës

Sonte, dega e PDK-së në Gjilan, në takimin e rregullt, e ka bërë miratimin e propozimeve të kryetarit të degë,s për nënkryetarët dhe sekretarët e degës. Këtij procesi i ka paraprirë një konsultim i gjerë dhe i hapur në degë me qëllim të ngritjes profesionale e politike sikur edhe me qëllim të unifikimit veprues të degës në Gjilan, thuhet në një komunikatë të PDK-së.

Në takim prezantuan edhe përfaqësues nga qendra e PDK-së të kryesuar nga anëtari i këshillit qendror të partisë, Naim Ismajli që njëherit është edhe kryetar në disa mandate i komunës së Shtimes.

Pasi që, në një pikë të veçantë të punës, kryesia i miratoi 50 grupet punuese me nëndegët, të cilat morën detyra konkrete për punë në terren, kryetari i propozoi emrat e nënkryetarëve dhe të sekretarëve të degës të cilët u miratuan unanimisht.

PDK njofton se për nënkryetarë të fushave të ndryshme të aktivitetit të degës u miratuan këta emra:

1. Enver Shabani – afarist i dalluar në fushën e gastronomisë së komunës, anëtar i kryesisë së degës dhe ish këshilltar në një mandat në KK të Gjilanit;

2. Riad Rashiti – afarist, ish këshilltar në dy mandate në KK të Gjilanit dhe ish drejtor për zhvillim ekonomik në qeverinë komunale 2009 – 2013;

3. Leonora Morina Bunjaku – anëtare e kryesisë së degēs, profesoreshë për kohë të gjatë në gjimnazin e Gjilanit, ish këshilltare në KK për dy mandate dhe ish zëvendësministre në MKRS të Republikës së Kosovës;

4. Flurim Arifi, zyrtar me përvojë në strukturën qeveritare të RKS, anëtar i kryesisë së degës dhe ish kandidat për kryetar të degës në Gjilan dhe

5. Abdylatif Latifi – specialist i ortopedisë për kohë të gjatë dhe ish drejtor në Spitalin regjional të Gilanit, anëtarë i kryesisë dhe aktivist shumëvjeçar i degës.

Për sekretarë të degës janë miratuar 11 emra si në vijim:

1. Bajram Isufi, sekretar i përgjithshëm i degës – afarist, aktivist shumëvjeçar i degës, ish drejtor në PPP për trajtim ambiental “EcoHigjiena” të Gjilanit, anëtar i kryesisë;

2. Bujar Nevzati – sekretar organizativ i degës, anëtar i kryesisë, këshilltar në 6 mandate në KK të Gjilanit, ish drejtor i arsimit, aktivist shumëvjeçar i degës dhe punëtor arsimi;

3. Sahit Abazi – sekretar elektoral, afarist, anëtar i kryesisë, ish këshilltar në dy mandate në KK të Gjilanit, ish zyrtar komunal, aktivist shumëvjeçar në shoqërinë civile dhe në degën tonë;

4. Bukurije Musliu – sekretare për politika dhe çështje gjinore, mësuese, ish zv.drejtoreshë në një shkollë fillore të komunës, aktiviste shumëvjeçare e jona, anëtare e kryesisë;

5. Faton Milazimi – sekretar për grupet e interesit të komunës tonë, farmacist me profesion, afarist në fushën e farmacisë, aktivist shumëvjeçar i degës tonë, anëtar i kryesisë;

6. Elisah Ymeri – sekretar për vlerat e luftës për liri, afarist, inxhinier me profesion dhe zyrtar në PTK, anëtar i kryesisë, ish këshilltar në KK të Gjilanit, aktivist shumëvjeçar, veteran i luftës së UÇK;

7. Azize Ramadani – sekretare për çështje të diasporës, mësuese me profesion, aktiviste shumëvjeçare e degës, anëtare e kryesisë, anëtare e komitetit të KK Gjilan për shërbimet publike;

8. Kudret Rexhepi – sekretar për media dhe rrjete sociale, anëtar i kryesisë, profesor në gjimnaz, zyrtar për TI në SRGJ, aktivist për kohë të gjatë në degë;

9. Liridon Hoti – sekretar për asambleistë, ish struktura të partisë dhe zyrtarë të fushave të ndryshme, anëtar i kryesisë, aktivist shumëvjeçar i degës, specialist i TI, zyrtar me përvojë në strukturën qeveritare të RKS;

10. Jetmir Jerliu – sekretar për politika dhe çështje rinore, psikolog me profesion, zyrtar shumëvjeçar në DKA në Gjilan, anëtar i kryesisë, aktivist shumëvjeçar i degës dhe

11. Nevzad Halimi – sekretar për çështje ekonomike dhe financiare, ekonomist, zyrtar me përvojë financiare në UP “Kadri Zeka” në Gjilan, anëtar i kryesisë, aktivist shumëvjeçar i degës.

“Me këtë hap që dega e mori sonte, i dha shtytje të fuqishme aktivitetit të saj si në aspektin organizativ dhe të shtrirjes e forcimit të saj në terren, poashtu edhe në aspektin e avansimit profesional e rregullativ të degës. Dega e PDK në Gjilan po shkon e konsoliduar plotësisht drejt zgjedhjeve të ardhshme komunale të rregullta të vitit 2021 dhe drejtë zgjedhjeve të mundshme nacionale të parakohshme që mund të ndodhin shumë shpejt”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se: “Me këtë profil të profesionistëve dhe të aktivistëve të jashtëzakonshëm, dega e PDK-së, nuk sheh alternativë tjetër përveç fitores së sigurt kurdo që të kemi proces zgjedhor. Kemi shkëlqyer shumë herë dhe kjo do të ndodhë sërish dhe shpejtë. Urimet më të mira për angazhimet shtesë që sonte i morën aktivistët e degës tonë. Ata do ta kenë përkrahjen e plotë të kryetarit të degës, Qemajl Mustafa, të krejt strukturës në Gjilan sikur edhe përkrahjen e pa rezervë të qendrës së partisë me u.d. të kryetarit të saj, Enver Hoxhaj”. /2LONLINE.com/

KOMENTE