DYLON

PDK: E votuam buxhetin për t’ua hequr nga gjuha justifikimin se opozita po e pengon punën

PDK: E votuam buxhetin për t’ua hequr nga gjuha justifikimin se opozita po e pengon punën
Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e jashtëzakonshme të udhëhequr nga kryesuesja Krenare Latifi-Kqiku, ka miratuar buxhetin për vitin 2026, në vlerë prej 41.928.924 €, me 33 vota për dhe asnjë kundër.

Pra, pro buxhetit kanë votuar edhe anëtarët e Kuvnedit nga radhët e PDK-së, subjekt opozitar, që përmes një deklarata më pas, ka bërë me dije se: “Vështirë se do të realizohet diçka; megjithatë, ne si grup e votuam buxhetin për t’ua hequr nga gjuha justifikimin se opozita po e pengon punën. Tash buxheti u votua, mbetet të shihet nëse do të bëhet ndonjë punë e hajrit”.

EkoHigjiena

Ja deklarata e plotë e Degës së PDK-së

Sot, në një seancë të jashtëzakonshme dhe në kushte edhe më të jashtëzakonshme (26 vite pas luftës, takimin e mbajtëm në korridorin e shkollës, me qytetarë që hynin e dilnin si në treg), u miratua buxheti i Komunës sonë në vlerë prej 42 milionë euro.

Me këtë rast, grupi ynë nga PDK-ja dha propozimet dhe vërejtjet e veta, ku një pjesë e tyre u futën në projektbuxhet nga ana e Kuvendit si të domosdoshme.

Vështirë se do të realizohet diçka; megjithatë, ne si grup e votuam buxhetin për t’ua hequr nga gjuha justifikimin se opozita po e pengon punën. Tash buxheti u votua, mbetet të shihet nëse do të bëhet ndonjë punë e hajrit.

Ne mbesim skeptikë, sidomos kur shihen zero mjete të parapara për shëndetësi dhe vetëm 2.46 për arsim, ndërkohë që komuna është e zhytur në borxhe deri në fyt. Me këtë keqplanifikim të buxhetit, shtrohet pyetja se si do të zhvillohet Komuna jonë dhe si do të ndihmohen qytetarët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.