/2L ONLINE/ – Ardhja e grupit të deputetëve të AAK-së në Gjilan, është “tepër e rëndësishme” sepse po ndodhë në kohën kur kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, po dëshmohet për çdo ditë e më tepër para qytetarëve të komunës, se është jashtëzakonisht i angazhuar që mandatin e tij qeverisës ta përfundojë me organizime të kanagjegjeve, vizitave turistike jashtë vendit, dasmave e koncerteve.
Kështu thuhet në një komunikatë të PDk-së së Gjilanit , në të cilën po ashtu thuhet se pritja e ministrave, kryeministrit dhe tani e deputetëve të AAK-së, që po i bënë kryetari i komunës, absolut asgjë konkrete nuk po i sjellin qytetarëve të Gjilanit, përveç shpenzimeve që po krijohen në pritjen e tyre dhe krijimit të disa lajmeve mashtruese për qytetarët, që dalin nga zyra për informim e komunës së Gjilanit.
“Lutfi Haziri, ende nuk ka qenë i gatshëm që të ftojë 8 deputet e Anamoravës në një takim për të rritur ndikimin në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në realizimin e projekteve kapitale dhe të rëndësishme për Gjilanin. Ndërsa organizon pritje për deputetët e opozitës (jabanxhive), të cilët absolut për asgjë nuk i shërbejnë interesit të komunës tonë, por ndoshta interesit të Lutës po, edhe ai e di pse?”, thuhet tutje n ë komunikatën e PDK-së.
SKomunikata vazhdon tutje me: “Një kryetar komune që ka Kryeministrin nga partia e tij dhe asgjë të mirë nuk mund ti sjell qytetarëve të Gjilanit, si dhe mban shpresë se një grup i vogël dhe i tkurrur opozitar i deputetëve të AAK-së, do të përkrahë zhvillimin ekonomik të Anamoravës, është më shumë se sa një lojë keqe që po e bënë ai para opinionit vendor të Kosovës”.
Qeverisja komunale e drejtuar nga Lutfi Haziri deri më tani asnjë projekt të vetëm nuk e ka ideuar e projektuar, ndërsa në anën tjetër merret me organizime për sigurimin e burimeve financiare për investime. Kjo është një paaftësi totale e qeverisjes së tij, sepse nuk din as ku kërkon mjete financiare për investime, as nga kush ti kërkojë ato dhe as për çfarë projekte kërkon mjete, sepse nuk janë të përgatitur dhe të gatshëm, si dhe nuk kanë hartuar asnjë projekt serioz deri më tani, thuhet n fund të komunikatës të lëshuar nga Dega e PDK-së në Gjilan. /2L ONLINE/