DYLON

PDK, e ka një vizion të qartë për t’i dhënë Zhegrës, Gjilanit dhe gjithë Kosovës një drejtim të duhur qeverisjes qendrore

PDK, e ka një vizion të qartë për t’i dhënë Zhegrës, Gjilanit dhe gjithë Kosovës një drejtim të duhur qeverisjes qendrore
Avatar photo Redaksia

Selver Xhelili, kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës – 83

Një takim tjetër i rëndësishëm gjatë fushatës zgjedhore në Zhegër – në fshatin e heroit, Agim Ramadanit, i cili luftoi për dinjitetin e këtij vendi, duke e sakrifikuar edhe jetën për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ne erdhëm për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e saj.

Partia Demokratike e Kosovës e ka një vizion të qartë dhe një angazhim të fortë për t’i dhënë Zhegrës, Gjilanit dhe gjithë Kosovës, një drejtim të duhur qeverisjes qendrore.

Le të bashkohemi të gjithë, sepse ndryshimi që duam është në duart tona. Ky është momenti për të rikthyer besimin dhe shpresën, për të ndërtuar një Kosovë ku çdo qytetar të ndihet i mbrojtur nga pasiguria ekonomike, sociale e politike. Për të ardhmen e fëmijëve tanë, për Kosovën që e meritojmë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.