DYLON

PDK e hapur për bashkëpunim me partitë e tjera

Avatar photo Redaksia

Subjektet politike në Kosovë po presin vendimin final të gjykatës, e cila tashmë ka treguar se seanca konstitutive e Kuvendit do të kthehet në pikën zero. Ky vendim i gjykatës bazohet në nenin 67, pika 2 të Kushtetutës, ku thuhet se kryeparlamentarin kosovar e propozon grupi më i madh parlamentar, që sipas gjykatës është konfirmuar se është ai i PDK-së.

Në partinë e kryeministrit Hashim Thaçi presin, që vendimi i kompletuar të sqarojë në detaje se kryetari i Kuvendit i takon vetëm grupit më të madh parlamentar, çdo herë që votohet për të.

EkoHigjiena

“Kjo meqë atë, në Kushtetutën e Kosovës nuk ka asnjë klauzolë që të thotë se mandatin për kreun e Kuvendit mund ta japë edhe ndonjë grup tjetër parlamentar, përveçse atij më të madh të dalë nga zgjedhjet, në këtë rast ato të 8 qershorit. PDK mbetet si gjithmonë e hapur për çdo bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, në të gjitha mënyrat, për të votuar si kryetarin e Kuvendit, edhe qeverinë e re”, u shpreh për TopChannel Ardian Arifaj, këshilltar i kreut të PDK.

Por, në bllokun paszgjedhor LDK-AAK-Nisma shpresojnë që vendimi final i gjykatës do t’u japë mundësinë edhe atyre të propozojnë kryeparlamentarin, në rast se PDK nuk mund ta zgjedhë atë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është se i jep të drejtën për kreun e Kuvendit vetëm një grupi të caktuar parlamentar. Ne besojmë se në vendimin e saj do të krijohet, apo ekziston një mundësi për krijimin e institucioneve të reja. Nëse ekziston kjo mundësi, atëherë koalicioni ka të drejtë që të kandidojë kryetarin e Kuvendit dhe besoj se kjo e drejtë do të shfaqet në dokumentin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Avni Arifi, këshilltar i kreut të AAK.

Pavarësisht qartësimit, që do të bëjë gjykata me vendimin e kompletuar, që pritet të publikohet javën e ardhshme, dy blloqet politike vazhdojnë të mbesin në qëndrimet e mëhershme, duke refuzuar bashkëpunimin.

Kështu, këshilltari i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, tha se blloku, në rast se nuk i jepet e drejta të zgjedhë kryeparlamentarin, është unik për të shkuar në zgjedhje. Me të njëjtën gjuhë është përgjigjur edhe këshilltari i Hashim Thaçit, por Ardian Arifaj thotë se PDK do të bëjë përpjekje të ftojë për bashkëpunim subjektet e tjera për të formuar institucionet bashkarisht, për t’i shmangur zgjedhjet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.