/2L ONLINE/ – Me Moton “Mos protesto, Festo”, Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) në Gjilan, sot ka zhvilluar aktivitetin për Republikën – ta festojmë me dinjitet 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
RDK përmes këtij aktiviteti ka takuar qytetarë të Komunës së Gjilanit duke u shpërndarë fletushka me Moton “Mos protesto, Festo” si dhe nga një pano të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Po ashtu RDK ka dhënë mesazhin se më 17 Shkurt në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, të gjithë duhet të manifesojmë festë e jo dhunë e cila po e dëmton imazhin e Kosovës, dhe që e kërcënon zhvillimin Institucional dhe demokratik, të cilën gjë nuk e duan dhe nuk e meritojnë qytetarët e Republikës së Kosovës. /2L ONLINE/