• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

PDK e Gjilanit: Fitorja është në duart tona

Redaksia 2LONLINE 13 Maj, 2017 3 min
 PDK e Gjilanit: Fitorja është në duart tona

Dega e PDK-së në Gjilan, ka tubuar sot strukturat e saj për ta nisur, siç thonë, betejën për fitoren e radhës të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Në këtë takim, nga qendra mori pjesë nënkryetari i PDK-së Uran Ismajli, i cili duke folur për zhvillimet e fundit deri te rënia e qeverisë, theksoi se shkuarja tani në zgjedhje ishte e pandalshme për faktin se qeveria në krye me Isa Mustafën, përkundër mbështetjes së fuqishme që i dha PDK (madje më shumë se vet LDK-ja), nuk tregoi përformancën e duhur, duke mos pas guximin dhe vendosmërinë për marrjen e vendimeve të rëndësishme e të mëdha për Kosovën.

Pavarësisht se PDK ishte komode për ta vazhduar deri në fund mandatin e bashkëqeverisjes, sepse kishte dy pozitat më të larta të shtetit; presidentin dhe kryetarin e Parlamentit, sikur që edhe ministrat në qeveri i kishte më të mirët, ngecjet në zhvillimin e vendit nga qeverisja Mustafa, e bënë të pamundur bashkëqeverisjen më tutje, tha ai.

“Lidershipi i PDK-së i përgatitur dhe i sprovuar në rrugëtimin e gjatë e të rëndë për fatin e Kosovës, garanton Fillimin e RI si koncept real dhe i arritshëm për qytetarët tanë, mundësi të reja në mirëqenie dhe punësim dhe se ky mision po mirëpritet dhe përkrahet për fuqishëm gjithandej Republikës së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera nënkryetari i PDK-së Uran Ismajli.

Ndërkaq kryetari i degës Zenun Pajaziti, duke falënderuar strukturat e partisë për angazhimin e vazhdueshëm, ka deklaruar se bashkërisht kemi arritur ta kthejmë një frymë dhe disponim tjetër për qytetarët e Gjilanit me angazhimin dhe punën maksimale të secilit nga ne, duke prezantuar alternativa më të mira për interesin e përgjithshëm të komunës.

“Me afirmitet mund të prezantojmë punët e mira dhe zhvillimet që i ka sjellë vendit Partia Demokratike e Kosovës. Prandaj, PDK bindshëm do ta këtë përkrahjen dhe besimin e qytetarëve dhe se fitorja është në duart tona”, ka thënë Pajaziti.

Nga ana tjetër strukturat e degës, shpërshfaqën gatishmërinë dhe entuziazmin e tyre për mobilizim të përgjithshëm, për siç u tha, për fitoren e padiskutueshme të Partisë Demokratike të Kosovës.

Etiketa:Gjilan kryesore PDK Uran Ismajli Zenun Pajaziti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

1 Korrik, 2022
Gjilan

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të

1 Korrik, 2022
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara

1 Korrik, 2022

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh

30 Qershor, 2022

Kuvendi i Gjilanit e miraton KAB-in 2023-2025, opozita nuk merr pjesë në seancë   

30 Qershor, 2022

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës në familje dhe armëmbajtje pa leje

30 Qershor, 2022

VIDEO: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit

29 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com