DYLON

PDK e Gjilanit dhe kryetari Riad Rashiti urojnë për Festën e Fitër Bajramit

PDK e Gjilanit dhe kryetari Riad Rashiti urojnë për Festën e Fitër Bajramit
Avatar photo Redaksia

Në këtë ditë feste, vizituam kreun e Bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim Aliun, bashkë me bashkëpunëtorë e tij, duke i uruar dhe duke ndarë bashkë me ta gëzimin e kësaj feste.

Kjo festë e Fitër Bajramit shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët agjërojnë dhe kryejnë lutje dhe aktivitete të tjera të rëndësishme në rrugëtimin e tyre shpirtëror. Lutemi që çdo besimtari të i jetë pranuar agjërimi dhe lutjet ndaj Allahut.

EkoHigjiena

Për të gjithë Ne, është e rëndësishme që të përkujtojmë mësimet dhe mesazhet e Ramazanit për durim, mirëkuptim dhe solidaritet për të tjerët, dhe t’i praktikojmë ato në jetën tonë të përditshme.

Le të shpresojmë që kjo festë të sjellë paqe, lumturi dhe begati në jetën tonë dhe në jetën e të gjithë njerëzve. Le të jemi miqësorë dhe të ndihmojmë ata që kanë nevojë, dhe të ruajmë këtë frymë solidariteti dhe bashkëpunimit në mes nesh.

Urime për këtë festë të rëndësishme dhe mirësi për të gjithë besimtarët dhe bashkëqytetarët e Gjilanit!

Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.