DYLON

PDK e Gjilanit adreson kritika në adresë të pushtetit, në fokus ka sektorin e bujqësisë

PDK e Gjilanit adreson kritika në adresë të pushtetit, në fokus ka sektorin e bujqësisë
Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Gjilan ka kritikuar pushtetin lokal në Gjilan, më konkretisht sektorin e bujqësisë, për siç është thënë në një reagim të tyre: “keqpërdorime dhe keqmenaxhime të mëdha me buxhetin e komunës së Gjilanit”.

“Tetë mijë euro shpenzime nga buxheti i Drejtorisë së Bujqësisë u shpenzuan në 2023 për hotele dhe dreka zyrtare”, thuhet në reagimin e PDK-së.

EkoHigjiena

Në këtë reagim të këtij subjekti opozitar në Gjilan më tutje thuhet:

“PDK ka kërkuar informacione shtesë nga komuna e Gjilanit për raportin financiar të vitit 2023. Ku në bazë të përgjigjeve dhe dokumentacionit të ofruar, shihen keqpërdorime dhe keqmenaxhime të mëdha me buxhetin e komunës së Gjilanit.

Sipas drejtorit të bujqësisë z.Isufi, janë paguar 4,494.26 euro për faturat e drejtorisë së kulturës rinisë dhe sporteve për hotele dhe dreka zyrtare. Ndërsa 3,229.80 euro për faturat e drejtorisë së bujqësisë.

Ku në emër të trajnimi për bletarë, komuna e Gjilanit shpenzoi mbi 1500 euro nëpër hotelet e Gjilanit. Për pesë ditë, 500 euro euro u hargjuan vetëm për shfrytëzim të një salle hoteli dhe 1000 euro për dreka zyrtare.

Ky trajnim nuk e realizua në ndonjërën nga dhjetëra hapësira që janë kudo nëpër institucionet e komunës së Gjilanit, apo në veçanti në shkollën e mesme profesionale të Agrokulturës në të cilën janë investuar mbi 1 milion euro në qeverisjen e PDK-së, por që qeverisja e VV-së ia ka vë drynin kësaj shkolle e cila posedon të gjithë infrastrukturën moderne dhe kushtet perfekte për këtë lëmi.

Rikujtojmë se gjatë vitit 2023 qeverisja e VV-së ka shpenzuar mbi 110 mijë euro për akomodim hotelesh, dreka zyrtare dhe meditje e shpenzime të udhëtimit jashtë vendit”, përfundon reagimi i PDK-së së Gjilanit, në lidhje me këtë çështje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.