/2L ONLINE/ – Deklaratat e fundit të Drejtorit të Shërbimeve Publike dhe atij të Zhvillimit Ekonomik tamam i ngjajnë, atyre të Kryetarit të Komunës Lutfi Hazirit të cilin tashmë jemi mësuar ta dëgjojmë duke folur fjalë retorike e boshe e që nuk thotë asgjë, thuhet në një reagim të Zyrës për Informim të PDK-së, Dega në Gjilan
Siq shifet kritikat e reagimet e vazhdueshme të PDK-së kanë bërë efektin pozitiv, duke I bërë më të kujdesëshem në premtimet e tyre në këtë tre mujor të dytë, ku nuk paskan përmend fare Aplikimin e Kredisë në një Bank Austriake për rrjetin e Kanalizimit, Lumin Mirusha, Tregun e Gjelbërt, infrastruktura rrugore etj.
PDK pyet këta drejtorë, se çfarë bënë konkretisht, jo fjale madhore që flisni dhe asgjë nuk thuani, sepse skeni punuar asgjë e që tash më e dinë gjithë Qytetarët e Gjilanit dhe Bizneset që operojn në Komunën tonë. Ne prap do ua listojm dështimet tuaja dhe premtimet që iu keni dhënë qytetarëve.
“Të ndëruar drejtor na tregoni çfarë është bërë me Tregun e Gjelbër, për të cilin dhatë deklarata bombastike se do ta modernizoni e të themeloni Kompaninë Tregu sa për të rehatuar disa militant tuaj, e që atë hapësirë vetëm e degraduat edhe më shumë dhe tani nuk merni guximin as për të vizituar atë hapesirë’, thuhet në këtë reagim.
Interesimi ynë si PDK do të jetë në të gjitha segmentet, edhe Enti Statistikave të Kosovës në publikimet e saj për tre mujorin e parë Gjilanin e radhiti të pestën për numrin e regjistrimit të bizneseve nga gjashtë regjionet e Kosovës. Kjo ndoshta është arritje e madhe për ju që spaku nuk keni mbet të fundit por të parafundit në krijimin e klimës për Biznes. Cfarë po ndodh me Kompanine Eco-Higjiena ku Aksionerët tuaj thanë që nuk u përmbushë kontrata me partnerin privat.
Reagimi ynë ka qenë edhe për mos uljen e tarifën e mbeturinave siç është bërë në të gjithë teritorin e Kosovës pas uljes së TVSH-s, po ashtu edhe shlyerja e borgjeve në këtë kompani është mjaft e dyshimtë për të cilën ankohen shumë qytetarë dhe biznese që nuk është bërë sipas vendimit të Qeverisë.
Pyetjet tona do të pasojnë saherë që ju nuk I kryeni punët tuaja me përgjegjësi dhe në të mirë të Komunës. Përse u diskualifikua Komuna e Gjilanit nga projekti “Gara për Mjedis të Pastër”, projekt i Ministrisë së Planifikimit Hapsinor në bashkëpunim me Organizatën “GIZ”, pse ndodhi?. Në këtë projekt prej 3.4 milion euro, përfituan 16 Komuna të Kosovës, por jo edhe Gjilani!.
Ku është projekti I Kompleksit të Shkollave të Mesme po ashtu i premtuar nga ana juaj. Ne kuptojm dëshirën tuaj që të lavderoheni me punimet e filluara në Rrugen në Dalje të Gjilanit në drejtim të Kamenicës, por edhe këtu keni krijuar kaos dhe qrregullim të kësaj pjese të qytetit, ku me ditë të tëra keni lënë disa lagje pa ujë të pishëm si pasojë e pa përgjegjësisë suaj gjatë kryerjes së punimeve. Flisni për fillim të mirembajtjës së rrugëve për herë të parë në muajin Prill, ne ua rikujtojm që tani jemi në pjesën e dytë te muajit Maj dhe do vijë edhe Qershori e ju do të jeni në fillimin e punimeve.
Sikur mos tua linte qeverisja e kaluar Hapesirat Publike siç janë Parqet dhe gjithandej Drunjet Dekorativ për të cilat në vazhdimësi keni reaguar, për këtë projekt të qeverisë së PDK-së dhe z.Mustafa, ju sot nuk kishit pasë as çfarë të ujitni apo apo mirëmbani në hapësira gjelbëruese.
Edhe Investimi në Lagjen Dardania nga “AER” tashmë ka filluar të degradohet në pa aftësin tuaj për mirëmbajtje. Po ashtu prapë Drejtori I Zhvillimit Ekonomik në 3 mujorin e dytë flet për zhvillime të mëdha dhe të gjitha për të cilat përmend Organizata të huaja siç janç GIZ, CARE, ATRC e që në kemi shprehur dyshimet edhe më parë për bashkëpunim të brisht mes Komunës dhe këtyre organizatave, prandaj konsiderojmë se kjo qeverisje Komunale është në meshirën e Organizatave të huaja sepse kapacitetet e këtyre drejtorëve tash më janë të njohura.
PDK vazhdon me pyetjen për drejrorët se sa punë iu keni dhënë kompanive lokale, sepse atyre “jabangji” siç i quani ju, u keni dhënë mjaft dhe disa edhe po i menaxhoni nga “jabangjinjët”.
Të nderuar drejtor juve ju mbetet vetëm të tregoni koston e udhëtimeve tuaja jashtë vendit të kota që keni bërë bashkë me kryetarin, nga të cilat udhëtime asnjë të mirë dhe asnjë përfitim nuk ia keni sjellur Komunës së Gjilanit, kosto të cilat keni obligim t’ia sqaroni qytetarëve ngase janë kosto të shpenzuara nga Buxheti I Koomunës.
Ne si PDK, duke parë këtë keqqeverisje, presim tre mujorin e tretë për zvoglimin edhe më shumë të premtimeve dhe rritjen e listës së dështimeve tuaja, thuhet në reagimin e Zyrës për Informim të PDK-së, në Gjilan. /2L ONLINE/
lexo edhe:
Zuzaku: Afro 200 biznese të Gjilanit i kemi mbështetur për tre muaj
Korça: Për herë të parë Gjilani nis me mirëmbatjen verore të rrugëve në prill