DYLON

PDK: Drejtoria e Shërbimeve Publike, nuk i shërben publikut

PDK: Drejtoria e Shërbimeve Publike, nuk i shërben publikut
Avatar photo Redaksia

“Drejtoria e Shërbimeve Publike, nuk i shërben publikut. Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan, në vazhdimësi monitoron punën e drejtorive komunale, e veçmas asaj të Drejtorisë për Shërbime Publike, e cila e mbulon edhe Infrastrukturën dhe Banimin në Komunën e Gjilan (DSHPIB). PDK-ja vlerëson se kjo drejtori nuk i shërben publikut, për kompetencat të cilat i përshkruhen asaj”, thuhet në komunikatë ne PDK-së së Gjilanit.

Përmes kësaj komunikate, PDK-ja thekson se janë disa çështje të rëndësishme që lidhen me moszbatimin e disa prej kompetencave të DSHPIB-it, në përputhje me detyrimet dhe përgjegjësitë që i përket sipas legjislacionit dhe udhëzimeve të qeverisjes lokale. Në veçanti, PDK ka identifikuar disa fusha ku vërejmë mungesën e përputhjes me standarde të pranueshme të shërbimit dhe kërkesave për qytetarët e Gjilanit, si më poshtë:

EkoHigjiena

-Pavarësisht detyrës për të organizuar mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve dhe trotuareve, vërejmë mungesën e përpjekjeve adekuate të DSHPIB-it për sigurimin e kushteve të sigurta për qytetarët dhe këmbësorët. Fati i mirë ishte që kishim një dimër shumë të butë. Ndërsa trotuaret janë të uzurpuar edhe nga qindra pengesa të tjera, përveç kur ka mot të keq.

Menaxhimi i shërbimit “Merimangë” nuk është efikas. Nuk janë evidentuar përpjekje për zbatimin e rregullores dhe organizimin e procedurave për ankand publik për automjetet e konfiskuara, siç është parashikuar.

-Bashkëpunimi me policinë për sigurinë rrugore, nuk ka qenë siç duhet. Është e rëndësishme të intensifikohet bashkëpunimi me autoritetet policore për të rregulluar komunikacionin dhe për të siguruar mjedisin e sigurt në zonat afër shkollave dhe institucioneve parashkollore. Shembulli më i keq është koha kur prindërit shkojnë për t’i marrë fëmijët e tyre te Shkolla Fillore “Selami Hallaçi” dhe fëmijët nuk kanë trotuar të lirë e të sigurt për të ecur.

-Rregullimi i komunikacionit dhe sinjalizimi i rrugëve është me shumë probleme në zona të ndryshme të qytetit. Vërehet mungesa e sinjalizimeve adekuate vertikale dhe horizontale të rrugëve.

-Menaxhimi i hapësirave publike është mjaft i dobët. Nuk ka qenë një përpjekje e mjaftueshme për të siguruar që hapësirat publike të mbahen në kushte të duhura dhe të pastra për qytetarët.

-Mirëmbajtja e varrezave të qytetit vazhdon të jetë e shëmtuar nga qeverisja lokale.

-Rrugët lokale nuk mirëmbahen siç duhet. Nuk intervenohet me shpejtësi në ato zona kur uji grumbullohet në rrugë nga reshjet atmosferike dhe është e pamundshme të kemi lëvizje pa vetura, për këmbësorët.

“PDK-ja konsideron se Drejtoria e Shërbimeve Publike, Infrastrukturë dhe Banim nuk i shërben vetëm publikut, ndërsa ajo funksion kryesor e ka t’i shërbejë publikut dhe qytetarëve të Komunës së Gjilanit”, thuhet në fund të komunikatës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.