DYLON

PDK dorëzon në Kushtetuese lëndën për konstituimin e Kuvendit

PDK dorëzon në Kushtetuese lëndën për konstituimin e Kuvendit
Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve dhe procedurave që lidhen me konstituimin e Legjislaturës XI të Kuvendit të Kosovës.

Kërkesa është dorëzuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu.

EkoHigjiena

Tahiri, tha se PDK-ja po e dërgon sot këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese për të marrë një përgjigje përfundimtare për shkeljet që, sipas saj, kanë përcjellë procesin e konstituimit të Kuvendit.

Ndërsa Deputeti Gruda theksoi se kërkesa e PDK-së ka për qëllim rikthimin e funksionimit institucional mbi bazën e Kushtetutës. Sipas tij, në Republikën e Kosovës rregullat i përcakton Kushtetuta, jo vullneti politik i një partie dhe as interpretimet që ndryshojnë varësisht prej interesit të momentit.

Avokati Faton Fetahu tha se krahas kërkesës kryesore, është kërkuar edhe vendosja e një mase të menjëhershme të përkohshme.

“I kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të vendosë menjëherë masë të përkohshme, në mënyrë që të parandalohet prodhimi i pasojave të mëtejshme juridike dhe institucionale nga një proces, kushtetutshmëria e të cilit tashmë është kontestuar para Gjykatës. Deri në vendimin e saj, nuk duhet të krijohen fakte të reja që mund ta thellojnë edhe më tej krizën kushtetuese”, ka thënë  Fetahu.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.