DYLON

PDK: Djegia e veturave zyrtare në Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë, vazhdimësi e sulmeve të kësaj natyre

Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës, dënon djegien e veturave zyrtare gjatë natës së mbrëmshme në Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë. “Djegia e veturave zyrtare gjatë natës së mbrëmshme në Gjilan Ferizaj dhe Mitrovicë janë veprime kriminale, vazhdimësi e sulmeve të kësaj natyre, të cilat kanë të bëjnë me dëmtimin e pasurisë private dhe publike, që tash e disa kohë po ndodhin në Kosovë. Këto akte kriminale janë përpjekje për destabilizim të vendit dhe krijimin e pasigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK, kërkon nga institucionet përgjegjëse të Kosovës, të veprojnë me vendosmëri në zbardhjen e të gjitha rasteve kriminale dhe kryesit e tyre të sillen para drejtësisë. “Këto metoda antidemokratike dhe anarkiste nuk i shërbejnë proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova. Kosova është shtet demokratik dhe ligjor dhe vetëm nëpërmjet proceseve demokratike dhe respektimit të ligjit, mund të arrihen qëllimet politike” thuhet në fund të këtij reagimi të PDK-së.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.