/2L ONLINE/ – Skandali i publikuar sot në media, në të cilën shihet sjellja e patolerushme e drejtorit të Arsimit në Gjilan duke përdorë dhunën fizike ndaj nxënësve sa ishte në cilësin e mësimdhënësit, kërkon marrjen e masave të menjëhershme që duhet bërë kryetari i komunës Lutfi Haziri duke e shkarkuar atë nga pozita të cilën e ai mban aktualisht.
Kështu thuhet në një reagim të Degës së PDK-së në Gjilan. Reagimi vazhdon tutje duke thënë se dhuna e tillë e ushtruar ndaj nxënësve nga një mësimdhënës, është tmerruese, e patolerueshme dhe e cila duhet të dënohet ashpër si veprim dhe nuk duhet të shpërblehet me avansim të pozitave. Në këtë rast drejtori i Arsimit Nazmi Musa duhet urgjentisht të jap dorëheqje, nëse ai këtë nuk e bënë, duhet menjëherë që ai të shkarkohet nga kryetari i komunës së Gjilanit.
“Jemi të bindur se kjo sjellje e tij nuk ka qenë e izoluar, por ka qenë dhe është sjellje e vazhdueshme e tij në procesin arsimor ku ai punon. Edhe pas emërimit të tij si drejtor i Arsimit në Gjilan, ai ka pasur njësjellje të tillë e cila është publikuar në një video tjetër ku shihej ai duke fyer, sharë e kërcënuar nxënësit e shkollës së mesme të Artit Pamorë.
Por jo vetëm me nxënësit drejtori i Arsimit sillet në këtë mënyrë, por edhe me palët dhe kolegët e tij të punës. Me këtë drejtor vitin e kaluar nxënësit e shkollave të Gjilanit me dhunë janë detyruar të udhëtojnë me kompaninë e preferuar transportuese për eskursione në Shqipëri, ka pasur dhunë e rrahje në mes mësidhënësve, probleme me emërimin e drejtorëve të shkollave, ndërprerjen e bursave, komunikimin denigrues që e ka ai me punëtorët e Arsimit dhe shkeljet e rënda tjera ligjore që i ka bërë ai”, thuhet tutje në reagimin e PDK-së.
“Andaj ne si opozitë, nuk kemi kërkuar rastësisht mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për gjendjen në Arsim, sepse vërtet gjendja është e jashtëzakonshme dhe nuk mund të qeveriset komuna dhe as Arsimi me dhunë, përmes stupcave dhe duarve të pastra që po e quan Luta qeverisjen e tij”, përfundon reagimi i lëshuar nga Dega e PDK-së në Gjilan. /2L ONLINE/