/2L ONLINE/ – Siç e dinë qytetarët në fillim të vitit deklarimet e zyrtarëve nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ishin bombastike, sipas tyre viti 2016 do të jetë vit I investimeve dhe zhvillimit ekonomik si dhe rritjes e fuqizimit të bizneseve në Komunë. Ne si degë e Partisë Demokratike të Kosovës, kemi përcjellë të gjitha zhvillimet në Komunë dhe konsiderojmë se edhe tani kur jemi në fund të muajit të katërt nuk shihet anjë zhvillim në këtë sektor. Zyrtarët Komunal nga sektori I Zhvillimit Ekonomik, premtuan investime në rrjetin e kanalizimit dhe rregullimin e dy lumenjve në vlerë prej 12 milion eurove nga Qeveria Austriake. Dhe, për sqarim të qytetarëve, ky është një aplikim kredie me garancion nga Qeveria e Kosovës që është e obliguar t’I kthejë. Por, sido që të jetë, kjo ende nuk po ndodhë!
Kështu nis një reagim i bërë nga Zyra për Informim e Degës së PDK-së në Gjilan, sipas të cilës ata ngrehin edhe shqetësimin se çfarë po ndodh me tregun e gjelbër, për të cilin në vazhdimësi kjo drejtori dhe komuna kanë deklaruar për “Modernizimin” e Tregut dhe krijim të kushteve më të mira për operim të bizneseve aty, për të cilin në vazhdimësi, edhe në mbledhjet e Bordit të Komunës janë deklaruar që në muajin Prill do të fillojnë punimet dhe do të krijohet po në këtë kohë Ndërmarrja “Tregu”, e siç e dimë për kalimin e kësaj ndërmarrje duhet të procedohet edhe me vendime ndërministrore, por kjo stërzgjatje me siguri po ndodh për shkak se nuk kanë plotësuar dokumentacionin, apo edhe nuk po dinë ta bëjnë atë.
“Përkundër proklamimeve të zyrtarëve komunal Infrastruktura rrugore edhe më tutje mbetet shumë e dobët. Projektet e Qeverisë Qendrore për Autostradë s’po mund të i personalizojë komuna. Ndoshta fillimi i punimeve në hyrje të Gjilanit në drejtim të Kamenicës, do t,ia lehtësonte sado pak deklarimet kësaj qeverisje komunale.
“Ne pyesim, pse u diskualifikua Komuna e Gjilanit nga projekti “Gara për Mjedis të Pastër”, projekt I Ministrisë së Planifikimit Hapsinor në bashkëpunim me Organizatën “GIZ”, pse ndodhi?. Në këtë projekt prej 3.4 milion euro, përfituan 16 komuna të Kosovës, por jo edhe Gjilani!. Kjo tregon më së miri se çfarë partneriteti ka ndërtuar Komuna e Gjilanit me organizatat e rëndësishme siç është GIZ-i”, thuhet tutje në këtë reagim.
Po ashtu, sipas PDK-së së Gjilanit nën ombrellën e sektorit të Zhvillimit Ekonomik janë edhe Ndërmarrjet Publike komunale si ajo e “EkoHigjienëës”, për të cilën ne si PDK, kemi reaguar për mos respektimin e vendimit të Qeverisë për uljen e tarifave për mbeturina pas uljes së TVSH-së. Kjo drejtoi po ashtu duhet të sqaroj në publik, se çfarë po ndodhë me këtë Ndërmarrje, përderisa në deklarimet publike të Kryesuesit të Komisionerëve thuhet se nuk është përmbushur kontrata me partnerin privat.
“Konsiderojmë se në mungesë të menaxhimit dhe strategjisë së duhur të kësaj drejtorie kanë humbur edhe Grantet Qeveritare, për shkakun se më përfaqësues relevant për ambient paraqiten zyrtarët e Kompanisë “EkoHigjiena”. Gjithashtu për këtë muaj është premtuar edhe projekti I Kompleksit të Shkollave të Mesme, por edhe këtu ende nuk ka filluar asgjë!
Zyrtarët Komunal në vazhdimësi janë deklaruar për partneritet të bizneseve dhe përkrahjes së tyre në zhvillim, por edhe kjo nuk ndodhi. Shumë biznese po diskualifikohen në marrjen e punëve apo tenderëve në Komunë dhe sot ato po I marrin “jabangjijtë”. Jemi të sigurt që për këtë zyrtarët komunal do të justifikoheshin se tregu është I lirë dhe para Prokurimit Publik, të gjithë janë të barabartë, dhe kjo mund të ngitë dilemën se zyrtarët komunal para premtimeve e deklarimeve të tyre, nuk e paskan ditur se po ekzistuakan rregulla të Prokurimit Publik. Duke I argumentuar të gjitha këto premtime të parealizuar të Pushtetit Komunal, presim se do të ringjallet Slogani për të bërë “Punë të Hairit” përfundon reagimi e degës së PDK-së në Gjilan”, përfundon reagimi i bërë nga Zyra për Informim e Degës së PDK-së në Gjilan. /2L ONLINE/